Kosova unike dhe e pandashme
Qeveria e Kosovës dhe aleatët e saj janë të vendosur në qëndrimet e tyre për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për Kosovën, Piter Feith, kanë ritheksuar të premten mbrëma se integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm, unik dhe i pandashëm dhe se vendet kryesore të Bashkimit Evropian së bashku me SHBA-të nuk do të tolerojnë ndarjen e vendit.
"Mesazhi është se grupi për Kosovën nuk do ta lejojë ndarjen, pasi ndarja nuk parashikohet për këtë vend dhe nuk do të pranohet nga ne", tha Feith, duke shtuar se kjo është një vijë e kuqe që nuk mund të tolerohet në asnjë formë.
Ndërsa, kryeministri Hashim Thaçi tha se në Kosovë nuk do të lejohet dhunë në asnjë rast, por do të respektohet lëvizja e lirë e gjithë qytetarëve të Kosovës, në çdo pjesë të territorit të Kosovës
