Video e javës


   iPhone-i nuk prishet dot!
Diskutimet e fundit
by leoo
[Today at 02:26:12 PM]

by leoo
[Today at 12:08:43 PM]

[Today at 01:17:41 AM]

[July 24, 2008, 09:38:20 PM]

[July 24, 2008, 09:34:06 PM]

by leoo
[July 24, 2008, 08:41:04 PM]

by leoo
[July 24, 2008, 05:36:03 PM]

[July 24, 2008, 05:08:07 PM]

by R0n1
[July 24, 2008, 04:56:18 PM]

by leoo
[July 24, 2008, 12:37:55 PM]
Muzike

Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: Kuptimi i vdekjes gjatë zhvillimit të fëmijës  (Read 106 times)
« on: April 10, 2008, 11:59:31 PM »
Psycho
bombarduesi Offline
special members
Full Member

*****
Posts: 200



     Në mosha të ndryshme, fëmijët e përjetojnë vdekjen në përputhje me nivelin intelektual dhe emocional të zhvillimit. Nën moshën pesë vjeç, ata nuk e kuptojnë fundin e jetës, sepse janë të prirur për t’u kënaqur me “ mendimin magjik” që i përshtatet moshës. Ata mund të jenë të bindur se ndjenjat e tyre mund të ndikojnë në ngjarjen përreth. Ata e quajnë veten fajtor për vdekjen. Në këtë moshë ata janë pasivë dhe më tepër të pazotë për të përballuar vdekjen, ata janë të varur nga të rriturit. Ata nuk janë shumë të zotë të kuptojnë çfarë ka ndodhur, nuk janë në gjëndjë të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve në imagjinatën e tyre dhe nuk mund të mos kenë frikë, siç mund të bëjnë fëmijët më të rritur. Ata qajnë dhe nuk qetësohen dot, duke kërkuar prindin që ka vdekur dhe kjo e shton edhe më shumë frikën e tyre. Megjithatë, fakti që nuk kuptojnë, është njëkohësisht një mbrojtje për ta dhe u jep mundësi të pyesin drejtpërdrejt për vdekjen. Midis moshave dy dhe pesë vjeç fëmijët gradualisht zhvillojnë perceptimin e vdekjes, si një fenomen i përhershëm dhe përfundimtar.     Meqenëse mendimi i tyre është konkret, ata kanë nevojë për shpjegime konkrete, për t’i ndihmuar për zinë. Në këtë moshë ata nuk e njohin botën vetëm nëpërmjet përvojës së tyre dhe janë në gjëndje të shprehin një kuptim emocional për të tjerët. Shpesh fëmijët thonë se ata kanë mbështetjen më të madhe në proçesin e zisë nga shokët e tyre. Te fëmija i moshës shkollore, veçanërisht tek djemtë që nuk duan t’i shprehin emocionet e tyre, mesazhi shoqëror është që ‘djemtë nuk qajnë’. Por ata janë në gjëndje që në imagjinatën e tyre ta ndryshojnë kursin e ngjarjeve dhe, kështu, të kontrollojnë emocionet e tyre dhe ndjenjën e pazotësisë. Mbas moshës dhjetë vjeç koncepti i ‘ vdekjes’ bëhet një nocion abstrakt dhe fëmijët kuptojnë pasojat afatgjatë të kësaj humbjeje. Në këtë moshë vdekja mund të shkaktojë, drejtëpërdrejt ose indirekt, biseda me prindërit ose me mësuesit. Të rinjtë shpesh i ndrydhin ndjenjat e tyre, u shmangen bisedave të hapura me prindërit dhe i shprehin ndjenjat e tyre me grindje me të tjerët përreth. Në vartësi nga mosha dhe nga pjekuria e tyre emocionale, fëmijët përpiqen të kontrollojnë veten për humbjen. 
 
Reagimet më të zakonshme ndaj vdekjes tek fëmijët Tronditja dhe mosbesimi ( ‘kjo nuk është e vërtetë’)
Nganjëherë fëmija nuk reagon menjëherë me emocione të forta. Ai pranon humbjen gradualisht. Ky është mekanizmi mbrojtës, i cili e mbron fëmijën nga vërshimi i emocioneve. 

Si t’i thuhet fëmijës për vdekjen
Këshillohet që kjo të bëhet nga njëri prej prindërve të dikujt, që është i afërt me fëmijën. Koha duhet të zgjidhet me kujdes dhe fëmijës duhet t’i jepet mundësia të përgatitet psikologjikisht. Të rriturit duhet të ulen dhe ta marrin fëmijën në prehër e t’i thonë: “dua të të përgatis për një lajm të keq. Ka ndodhur një aksident dhe babai është plagosur. Na thanë se ai ka vdekur mënjëherë”. Mesazhi duhet të bazohet në fakte të njohura dhe të sakta. Reagimet e fëmijës mund të jenë të ndryshme dhe të rriturit duhet të jenë të përgatitur për këtë. Fëmijës duhet t’i thuhet të qajë, në qoftë se do dhe t’i jepet një ngushëllim fizik si p.sh. duke e shtrënguar. 
 
Të lejohet fëmija të marrë pjesë në ritet
Ndonëse opinionet profesionale ndryshojnë, përgjithësisht, këshillohet që fëmija të marrë pjesë në ritet. Ato ndihmojnë në pranimin e realitetit të vdekjes, ulin imagjinatën, përforcojnë proçesin e hidhërimit dhe na japin mundësi të shprehim në mënyrë simbolike hidhërimin tonë dhe të ndërtojmë rrethanat ‘kaotike’. Të rriturit duan t’i mbrojnë fëmijët dhe shpesh i përjashtojnë nga ritet. Por fëmijët, ashtu sikundër të rriturit, kanë nevojë të merren konkretisht me proçesin e zisë dhe jo të mohojnë realitetin. Mëgjithatë, fëmijët duhet të përgatiten mirë, t’u shpjegohet gradualisht dhe me hollësi çfarë do të ndodhë dhe të jenë të shoqëruar nga një i rritur ( jo nga prindi në zi), më pas të jënë në gjendje të përpunojnë përshtypjet. Këshillohet të inkurajohen shprehje konkrete të hidherimit të lejohen fëmijët të sjellin lule, një letër, lodër ose vizatim arkivoli. Fëmijët mund të pyeten për fjalët e fundit që duan t’i drejtojnë njeriut të vdekur. ‘Çfarë do të thuash ti, meqenëse e di që kjo është dita e fundit që takoheni’? Këshillohet që pas funeralit të flitet për përshtypjet. Në rast se fëmija nuk dëshiron të jëtë i pranishëm, ai nuk duhet detyruar. Këshillohet që kufoma e njëriut të vdekur ( në rast se ai nuk është plagosur ose nuk është dëmtuar rëndë) të shihet. Eshtë më lehtë të përballohet një tablo konkrete, sesa një tablo e përfytyruar. Në rast se kufoma digjet, fëmijës duhet t’i shpjegohet se tani trupi nuk ndien gjë dhe do të kthehet në hi. Ka studime që trëgojnë se fëmijët që nuk janë ndihmuar dhe nuk janë përgatitur për funeralin, kanë pasur vështirësi në sjellje për një periudhe kohe mbas vdekjes së njeriut të dashur
« Last Edit: April 11, 2008, 12:03:50 AM by bombarduesi » Logged

Who laughs looses his smile
 
Tags:
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.