Kur centimetrat janë më të rëndësishëm se kilogramët!
Një lajm i keq për prodhuesit e peshoreve! Kush dëshiron të dijë, për rrezikun që i kanoset nga sëmundja e enëve të gjakut, shtypja e lartë e gjakut ose diabeti, atëhere do duhej bërë matja e perimetrit të barkut. Deri më tani ka shërbyer pesha trupore, përkatësisht Body Mass Index(BMI), si parametër për shkallën e rrezikut nga sëmundjet e ndryshme. Mirpo, studimet më të reja tregojnë, se perimetri i barkut është faktor thelbësor: nëse zvogëlohet perimetri i barkut për 1 cm, atëherë rreziku për sëmundjet e lartëpërmendura bie për 5%! Perimetri i barkut te femrat duhet të jetë më i vogël se 90 cm, ndërsa për meshkujt nën 100 cm. Një matje e tillë bëhet thjesht, me anë të metrit (që përdorin rrobaqepset), mirpo për të pasur rezultate më të mira, rekomandojmë të pasoni ca sqarime që do të i jap në vijim: 1-koha e duhur- kur duhet bërë matja:
-në mëngjes -para shujtjes së parë -barku duhet të jetë i liruar nga rrobat -para pasqyre
2-në cilën pjesë të barkut bëhet matja?
- Atje ku barku ka perimetrin më të madhë. Te shumica e njerëzve kjo është në afërsi të kërthizës.
3-Sa për krahasim është mirë të bëhet matja e parë gjatë ekspiracionit, matja e dytë gjatë inspiracionit(nëse dallimi në mes dy matjeve bëhet me kohë edhe më i madhë, është shenjë serioze për rrezikun nga sëmundjet e sipërpërmendura). Matjen e tretë e bëni në gjendje të relaksuar. Për të qenë më të motivuar, bëni foto krahasuese dhe vlerat i shënoni në të, poashtu dhe datën kur është bërë matja. Matjen tjetër mund të bëni pas një muaji dhe në fund krahasoni vlerat me ato të muajit të kaluar.
|