Video e javës


   Efekte speciale realistike, së shpejti edhe me kompjuterin tuaj.


Diskutimet e fundit
[August 29, 2008, 06:09:46 PM]

[August 29, 2008, 05:45:03 PM]

[August 29, 2008, 05:09:19 PM]

by leoo
[August 29, 2008, 04:14:30 PM]

[August 29, 2008, 02:29:54 PM]

[August 29, 2008, 01:28:24 AM]

[August 28, 2008, 07:38:49 PM]

by leoo
[August 28, 2008, 04:53:16 PM]

by leoo
[August 28, 2008, 03:50:39 PM]

[August 28, 2008, 12:20:29 PM]

*Interesante: Yjet gjigand.

Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: Kur njeriu shkeli për herë të parë në Hënë  (Read 93 times)
« on: February 26, 2008, 04:17:53 PM »
JonSaraqini Offline
Qikjo osht Gjakova!
Moderator
Hero Member

*****
Posts: 777



Kur njeriu shkeli për herë të parë në Hënë

Në korrik të vitit 1969, Neil Armstrong, Buzz Aldrin dhe Michel Collins hynë në modulin Kolumbia të anijes Apollo 11, e cila ishte vendosur mbi raketën gjigande Saturn-5. Gati një milion njerëz u mblodhën përgjatë plazheve dhe rrugëve në bregdetin e Floridas pranë qendrës së fluturimeve ku teknikët bënin përgatitjet e fundit.

Katër ditë pas nisjes, më 20 korrik , pa asnjë lidhje radiofonike me tokën, anija Eagle u shkëput nga Apollo 11. Kur u sigurua përsëri kontakti me qendrën e kontrollit në Houston, Neil Armstrong konfirmoi se manovra ishte bërë, duke thënë, Eagle, Shqiponja ka krahë. Por duke zbritur në Hënë, ai pa se sistemi automatik i drejtimit po i çonte ata drejt disa gurëve të mëdhenj. Armstrong e drejtoi vetë anijen në një zonë të sheshtë të quajtur Deti i Qetësisë.
Gjashtë orë e gjysëm më pas, astronauti Neil Armstrong doli nga anija me emrin Eagle duke u bërë njeriu i parë që shkelte në sipërfaqen e Hënës. Aldrin iu bashkua Armstron'ut dhe së bashku mblodhën copa shkëmbi dhe dheu. Gjatë ecjes për 2 orë e gjysmë në Hënë, ekuipazhi vendosi flamurin amerikan dhe mori një telefonatë nga presidenti Richard Nixon i cili e quajti këtë një arritje të madhe. 21 orë e gjysmë pas uljes, austronautët nisën raketat dhe u bashkuan me modulin Kolumbia me astronautin Michael Collins për t'u kthyer në tokë.

Ulja e parë në hënë ishte kulminacioni i programit 8 vjeëar Apollo, një demonstrim dramatik i aftësisë inxhinierike të Shteteve të Bashkuara që nisi nga presidenti John Kennedy në një fjalim të vitit 1961 para kongresit. Besoj se ky vend duhet të angazhohet për të arritur këtë qëllim para fundit të kësaj dekade për të dërguar njeriun e parë në Hënë dhe kthimin e tij të sigurt në Tokë", tha në atë kohë ai.

Në kulmin e Luftës së Ftohtë, kjo deklaratë e presidentit ishte një përpjekje për të nxjerrë në pah superioritetin teknologjik amerikan ndaj atij sovjetik, i cili kishte nisur satelitin e parë në orbitën e Tokës dhe anijen e parë në Hënë, dhe së shpejti mund të mposhtëte Shtetet e Bashkuara përsëri me njeriun e parë në orbitën e Tokës.

"Arritja e rëndësishme e Apollos ishte demonstrimi se njerëzimi nuk është i gozhduar përgjithmonë në këtë planet dhe se vizionet tona shkojnë më tej se kaq. Mundësitë janë të pafundme", tha Armstrong.

Logged

Qikjo osht Gjakova!
 
Tags:
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.