Video e javës


   Si krijohen amblemat e ndryshme të Google-it që bëhen gjatë festave ose datave me rëndësi.


Diskutimet e fundit
[Today at 07:22:29 PM]

[Today at 06:18:12 PM]

[Today at 06:11:55 PM]

[Today at 04:04:51 PM]

[November 30, 2008, 07:09:44 PM]

[November 30, 2008, 01:57:27 PM]

[November 30, 2008, 11:47:57 AM]

[November 30, 2008, 10:30:19 AM]

[November 29, 2008, 05:40:49 PM]

[November 28, 2008, 10:30:39 PM]

*Ndegjoni Live: Radio Urban FM

*Interesante: Yjet gjigant.




Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: Kuriozitete  (Read 425 times)
« on: August 10, 2008, 02:15:28 PM »
JonSaraqini Online
Qikjo osht Gjakova!
Moderator
Hero Member

*****
Posts: 976



Dyndje çiftesh për t’u martuar në 08.08.08

Sot është data 08.08.08. Me qindra mijëra çifte do të martohen në këtë ditë, me shpresën se kjo datë do t’ju sjellë fat dhe do të mbahet mend mjaft lehtë. “Zgjodhëm këtë datë, pasi numri tetë ka qenë gjithmonë numri ynë me fat”, thotë nusja e ardhshme Denise Becker, 26-vjeçare nga Nju Jorku. Ajo dhe i fejuari i saj e kanë parë veten gjithmonë të ulur në karrigen 8 të radhës 8 në teatro dhe kinema. Një tjetër nuse që do të martohet më 8-8-08 është Stacy Ebert, 34-vjeçare nga Arizona, që ka një histori të gjatë me numrat. “Më pëlqen se si duket, se tregon vazhdimësi. Pritëm deri në vitin 2008 sepse më pëlqen teta. Përndryshe do ishim martuar më herët”, thotë ajo.

Dinosauri, baba për herë të parë në moshën 111-vjeçare

Zelandë e Re – Një prej pasardhësve më të vjetër të dinozaurëve do të bëhet baba për herë të parë në moshën 111-vjeçare. Henry, Tuatara dhe shoqja e tij, Mildred prodhuan 12 vezë në mes të korrikut, pasi u çiftëzuan në fillim të këtij viti në muzeun Southland, në Zelandën e Re. Henry ka jetuar në muze që pas vitit 1970 dhe nuk ka treguar asnjë interes për gjininë tjetër, por pas një operacioni kohët e fundit ky fakt ka ndryshuar. “Jeta dashurore e kësaj specieje kërkon durim. Disa të moshuar kanë qeshur me këtë lajm, duke thënë se edhe për ata ka shpresë”.

Pelegrini indian zgjohet në morgun e spitalit

Indi – Një pelegrin nga India mori veten në morg, pas një rrëmuje në të cilën u vranë 150 persona. Ai u zgjua ndërsa doktorët përgatiteshin t’i bënin analizën ligjore. Mange Ram, 19-vjeçar humbi ndjenjat humbi ndjenjat gjatë rrëmujave të nxitura nga zërat për rrëshqitje dheu, ndërsa mijëra njerëz ngjisnin një faqe të rrëpirë mali. Ram thotë se u zgjua në morgun e spitalit pas tragjedisë në tempullin Naina Devi, në Himachal Pradesh. “Kur u zgjova fyti më ishte tharë dhe kërkova ujë. Doktorët dhe infermierët nuk më flisnin nga habia”.

Oferta e lavazhit, një masazh falas

SHBA – E zonja e një lavazhi makinash në Elgin, Illinois, thotë se bashkia i kërkoi të heqë tabelën në trotuar ku lexohet se ofron masazhe falas pas çdo lavazhi. Judith Colleti thotë se policia që i bëri një vizitë në dyqan, i kërkoi të heqë tabelën me lojëra fjalësh lavazh, masazh. “Njerëzit qeshin me të. Ata kujtojnë se është shaka”, thotë ajo. “Në ditët e sotme, mënyra se si janë gjërat të bën të mendosh për oferta sa më tërheqëse”, shton ajo. Zëdhënësja e lavazhit, Susan Olafson thotë se edhe pse tabela e reklamës nuk shkelte asnjë ligj, policia ishte më e shqetësuar për ankesat e fqinjëve.

Shtëpia në Majami, kosherja e 3 milionë bletëve

Një rritës bletësh në Majami thotë se hoqi kosheren e dytë më të madhe që ka parë në karrierën e tij 20-vjeçare. Ai hoqi rreth 3 milionë bletë nga një shtëpi. Rritësi i bletëve, Adrian Valero thotë se u njoftua të largojë zgjuan, pasi tre persona në atë zonë ishin pickuar prej tyre. Banorët e shtëpisë thonë se jetonin me bletët për rreth një vit. Valero thotë se nuk është i habitur se bletët pickuan vendasit. “Këto janë bletë italiane”, thotë ai. “Janë pak më agresive nëse bezdisen”, shton ai. Rritësi i bletëve thotë se kosherja, që ishte aq e madhe sa prodhonte 300 kg mjaltë, është lëvizur në një fermë bletësh pranë.

Refuzon punën prej 100 mijë paundësh që të diplomohet për suvatim

Britani - Një studente refuzoi ofertën prej 100 mijë paundësh, në mënyrë që të trajnohet në fushën e suvatimit. Gemma McCoyd kohët e fundit u diplomua në matematikë, por refuzoi ofertën si eksperte sigurimesh në një firmë londineze. Gemma, nga Halstead në Essex, zbuloi interesin për llaçin dhe suvanë në një kurs arti, ndërsa studionte për diplomën në SHBA. Ajo thotë për “The Sun”: “Disa njerëz mendojnë se jam e çmendur, por dua të bëj atë që dua, përndryshe do të pendohem. Do të mërzitesha nëse qëndroja gjithë ditën në zyrë, ndërsa tani dekoroj shtëpi. Klientët e dinë se punën do ta përfundoj me pasion”.

Lindin në të njëjtën datë në maternitet, martohen 22 vite më pas

Një çift anglez do të martohet këtë fundjavë, 22 vite nga dita që kanë lindur pranë njëri-tjetrit në të njëjtin pavion spitali. Kelly Robinson dhe Dale Wilson kanë lindur disa orë larg njëri pas tjetrit në “Northampton General Hospital”, dhe nënat e tyre i kishin shtretërit pranë. Ata kanë bërë jetë të ndara, por u njohën përmes një miku të përbashkët në viti 2006, plot 20 vite nga dita që kur janë “njohur” për herë të parë. Por çifti e kuptoi lidhjen kur nënat e tyre u bashkua dhe filluan të flisnin për lindjet e tyre. “Më duket sikur jemi një jetë që njihemi”, thotë zonjusha Robinson.

I shpëton krizës në gazit me sobën e mesjetës

Britani – I zoti i një shtëpie thotë se ka mundur faturat e larta të gazit, duke përdorur një sobë të mesjetës. Ndërsa kompanitë e energjisë shpenzojnë miliona për të zbuluar teknologji të reja që të kursejnë energji, Peter Breuer arrin të kursejë duke përdorur sobën e dizenjuar që shekullin e 14-të. Soba hungareze është kaq efikase për të ngrohur, sa shtëpia e zotit Breuer është më e ngrohta e lagjes. “Kërkon vetëm një sasi të vogël druri, e cila vjen falas nga tregtarët vendas, dhe qëndron e ngrohtë gjatë gjithë ditës”, thotë ai. “Me sobat e sotme nxehtësia largohet sapo flaka pushon, por kjo është ndryshe”, shton ai
Logged

Qikjo osht Gjakova!
« Reply #1 on: August 10, 2008, 02:17:13 PM »
JonSaraqini Online
Qikjo osht Gjakova!
Moderator
Hero Member

*****
Posts: 976



Avioni ofron udhëtime falas për askund

SHBA – Doni të provoni fluturimin në ajër pa shkuar askund? Linja ajrore “JetBlue” ofron udhëtime në aeroportin ndërkombëtar “John F. Kennedy”, i cili hapet në shtator. “JetBlue”, me bazë në Nju Jork, kërkon 1 mijë udhëtari për të dorëzuar bagazhet, për të kaluar përmes sigurimit dhe për të pritur në portën e caktuar për fluturimin “imagjinar”. Linja ajrore premton dhurata, parkim falas dhe drekë. Të gjithë ata që kanë frikë të udhëtojnë, apo ata që nuk kanë mundësi financiare të provojnë një fluturim me avion, kanë mundësi të provojnë falas xhiron në tokë.

70 për qind të atletëve në Pekin pinë duhanin

Hong Kong – Disa atletë i tremben smogut në Pekin. Disa të tjerë qetësohen, çlodhen dhe pinë ndonjë cigare. Ndërkohë që shumë lojtarë meditojnë, dëgjojnë muzikë ose qetësojnë nervat, disa peshëngritës që stërviten në Pekin provuan të ndezin ndonjë cigare. “Do të thotë sa 70 nga 100 atletët e fshatit olimpik pinë duhan”, thotë peshëngritësi italian, Giorgio de Luca, ndoshta duke e ekzagjeruar pak. Peshëngritësi, me pamje të lumtur dhe të çlodhur, doli nga palestra me kafe dhe cigare në dorë, duke mos e përfillur shikimin kritikues të trajnerit.

Padit dentistin se nuk i tha dhëmbët e hequr 5 vite më parë

Një person nga Bunn, Louisburg, ka paditur dentistin për shkak se nuk i dorëzoi katër dhëmbët e hequr në vitin 2005. Jasper Tharrington, i cili thotë se ende ka disa prej dhëmbëve të para, si dhe lentet e kontaktit të babait dhe tëmthin e gjyshe, kërkon që zyra e dentistit ta pagujë 5 mijë dollarë, sepse nuk i dorëzoi tre dhëmbët e pjekurisë dhe një dhëmballë të hequr në vitin 2005. “Ata nuk po më tregojnë të vërtetën nëse i kanë apo jo dhëmbët e mi”, thotë Tharrington. Megjithatë, gjykatësi e hodhi poshtë padinë absurde, pasi rregulli është që klienti ta padisë dentistin brenda dy viteve nga vizita e fundit.

90-vjeçarja diplomohet me master për shkencë

Dekani i universitetit Hofstra thotë se një 90-vjeçare e meritoi ceremoninë madhështore të diplomimit, pasi përfundoi masterin në kolegjin e Nju Jorkut. Presidenti i Hofstra-s, Stuart Rabinowitz thotë se Roslyn B. Klein u detyrua të mungojë në ditën e diplomimit, për shkak të vdekjes së bashkëshortit, megjithatë shkolla vendosi t’i organizojë një ceremoni private. Qytetarja e moshuar, mori diplomën e masterit për shkencë. Universitetin e përfundoi në vitin 1960, por u largua nga shkolla për t’iu përkushtuar familjes.

Nuk i dorëzon letrat se ka vendosur keq kutinë e postës

SUEDI – Një punonjës i shërbimit postar në Suedi nuk ia dorëzon letrat një britanikeje, pasi kutia e saj e postës është vendosur në anën e gabuar të rrugës. Ginny Rankin, e cila vjen nga ishulli Jersey në bregdetin anglez, deri kohët e fundit nuk ka patur probleme me marrjen e letrave në shtëpi, derisa rruga e postierit ndryshoi në një pikë tjetër shpërndarjeje. Postieri i asaj qendre mbërrin në shtëpinë e saj nga ana tjetër e rrugës, që do të thotë se duhet të dalë nga automjeti, të kalojë rrugën dhe të dorëzojë letrat. Shërbimi postar suedez nuk bën asnjë koment për situatën.

Zbulohet veza 1 mijë vjeçare, por askush s’guxon ta ha

AZI – Një vezë 1 mijë vjeçare sapo është zbuluar nga kërkuesit. Ajo që ne e njohim si të bardhë nuk është fare e bardhë. Veza ka një ngjyrë transparente të kafenjtë, ashtu si xhami i ricikluar. E verdha e saj, nuk duket fare e shijshme, por ka marrë ngjyrën gri. Nga aroma ajo ngjason me amoniakun, nga ai që të loton sytë. Vezët e ruajtura me shekuj janë më të buta, ndërsa ato mijëvjeçaret janë të forta. Qeveritë që kërkojnë një burim alternativ karburanti nuk duhet të kërkojnë më tej se këto vezë të vogla të fuqishme.

Vizitorët mbushin tempullin e tigrave të zbutur

TAILANDË – Tigri i fotos është një prej tre të tillëve që janë zbutur nga murgjit në manastirin “Wat Pa Luangta Bua Yannasampanno”, në Tajlandë. Turistët në kërkim të emocioneve mund t’i prekin dhe t’i përkëdhelin kafshët mishngrënëse. Për t’i përgatitur për vizitorët, murgu shef, Chan i lodh duke i stërvitur për katër orë në mëngjes duke luajtur me ujë. Tigrat, të cilët më pas hanë me qindra pula, nuk duan të luajnë me njerëzit që i përkëdhelin. Chan, në manastirin në Kanchanaburi, shpëtoi këlyshin e parë në vitin 1999, kur nëna e tij u vra nga gjahtarët.

Çifti martohet në krahët e dy aeroplanëve
BRITANI - Një çift guximtar u martua në 1 mijë këmbë lartësi, në krahët e dy aeroplanëve. Famulltari George Brigham kreu ceremoninë e martesës së Darren McWalters, 24-vjeçar, i cili ishte lidhur në majën e krahut të një aeroplani, ndërsa gruaja 23-vjeçare, Katie Hodgson, e veshur me fustanin tradicional, ishte në krahun tjetër të një avioni identik. George Bringham ishte në aeroplanin e tretë, para të dyve dhe martoi çiftin duke folur përmes altoparlantëve. Ceremonia, e cila është pezulluar dy herë për shkak të motit të keq, ndodhi në fushën Rendcomb, pranë Cirencester në Gloucestershire.

Logged

Qikjo osht Gjakova!
« Reply #2 on: August 10, 2008, 02:18:05 PM »
JonSaraqini Online
Qikjo osht Gjakova!
Moderator
Hero Member

*****
Posts: 976



BRITANI / britaniku bëhet gjysh në moshën 30-vjeçare

Një i papunë 29-vjeçar do të bëhet gjyshi më i ri në Britani. Babai i tre fëmijëve, Ged Fulton nga Greenock, Invercycle, ishte vetëm 14 vjeç kur u bë baba. Por tani djali i tij15-vjeçar, Sean, pret një fëmijë me të dashurën 18-vjeçare. Dhe Ged do të jetë 30 vjeç kur bebja të lindë në nëntor, gjë që e bën gjyshin më të ri në botë. Ai thotë: “Jam pak i zhgënjyer, sepse Sean bëri të njëjtin gabim që kam bërë edhe unë më parë. Por diçka është e sigurt, jam personi i përkryer që mund t’i japë këshillat e duhura. Besoj se do jetë një baba i mirë”.

Holandë / lopët trajtim VIP-sh që të bëjnë më shumë qumësht

Lopët e qumështit në Holandë po marrin trajtim special, me shpresën se do të prodhojë qumësht të cilësisë më të mirë. Të 80 lopët në fermën “Wapse”, po masazhohen dhe po flenë në dyshekë të rehatshëm, ndërsa disa prej tyre madje kanë edhe dyshek uji. Sipas “The Sun”, fermerja Nancy Vermeer thotë: “Lopët duhet të jenë të lumtura. Nëse nuk janë ato nuk do japin qumësht. Lopët tona më parë shtriheshin në beton, por tani kanë dyshekë gome të mbuluar me miell tërshëre, të cilën ato e pëlqejnë shumë. Dyshekët e ujit janë më të mirë, por ato janë shumë të shtrenjtë”. Ferma e Nancy-t furnizon prodhuesin e akullores, “Ben and Jerry”, të cilëve u lindi ideja.

SHBA / adoleshentja shpëton pas rënies nga kati i 14-të

Një vajzë 12-vjeçare, e cila ra 14 kate poshtë në oxhaku në apartamentin e saj në Nju Jork, shpëtoi nga grumbulli me blozë në fund të tij. Grace Bergere pësoi vetëm një lëndim të lehtë pasi ra në 60 cm blozë në fundin e kaldajës të ndërtesës në zonën West Village. Ajo ftoi kushërirën, që e vizitori, të admironin pamjen nga lumi Hudson. Babai i saj e përshkroi situatën si “një mrekulli”. Kujdestari i ndërtesës tha se ndihej shumë i lumtur që s’e kishte pastruar oxhakun. Grace dhe kushërira e saj u ngjitën në tarracë për të parë platformën, dhe një veprim i pakujdesshëm bërë që ajo të bjerë.

BRITANI / i propozon për martesë në barkë, shpëtohen nga peshkatarët

Dy të dashuruar u shpëtuan nga peshkarexhat, pasi u bllokuan në det të hapur as propozimit romantik. Colin Howell, 35-vjeçar o shijonte piknikun me shampanjë me të dashurën e tij, Miriam Light, 26-vjeçare, para se të udhëtonin me barkë nga Cromer, në Norfold, për t’i propozuar për martesë. Alarmi u ngrit të premten mbrëma, pasi vëzhguesit nga Cromer Pier panë barkën më shumë se një milje nga plazhi në mot me erë. Çifti, i veshur me veshjet e mbrëmjes, u shpëtua nga një barkë peshkatarësh. Zëdhënësi i rojeve bregdetare thotë se është mjaft i habitur kur pa çiftin. “Në vend të rrobave të detit, ata ishin veshur si për ballo”, thotë ai.

SHBA / thërret policinë se nuk i pëlqeu sanduiçi

Një klient i pakënaqur i restorantit “Subway” njoftoi urgjencën, jo një herë, por në dy raste, për t’iu ankuar policisë se sanduiçin nuk ia kishin bërë mirë. Reginald Peterson njoftoi zyrën e sherifit në Jacksonville, me shpresën se policia do t’ia kishte përgatitur sanduiçin ashtu siç e pëlqente. Pak kohë më vonë, Peterson kontaktoi me zyrën e sherifit përsëri, për t’u ankuar se policia nuk ishte shfaqur ende. Ai u tha policisë se ishte “shumë i inatosur” dhe “i ofenduar”, pasi punonjësi që kishte bërë sanduiçin nuk e kishte bërë siç duhet. Dëshmitarët brenda restorantit thanë se Peterson filloi të ulërakë.

IZRAEL / familja merr 4 të tjerët, harron vajzën 3-vjeçare në aeroport

Stafi në një aeroport në Izrael gjeti në vajzë 3-vjeçare të vetme në një dyqan, pasi prindërit e saj kishin hipur aksidentalisht në avion pa të. “Prindërit hipën në fluturimin për Paris nga aeroporti Ben Gurion, me katër nga pesë fëmijët”, shkruan “BBC”. Prindërit nuk e kuptuan gabimin, derisa kapiteni i avionit i informoi ata pas zbritjes. Vajza u nis me fluturimin tjetër për në Paris. Prindërit do të merren në pyetje kur të kthehen në Izrael. “Është normale që pasagjerët që nxitojnë të harrojnë bagazhet, por asnjëherë fëmijë. Kjo s’ndodh kurrë”, thotë një zyrtar i policisë.

SKOCI / policia ndjek UFO, zbulon tullumbace me helium
Centrali i policisë është “përmbytur” me raporte të personave që thonë se kanë parë UFO. Policia shkoi në vendngjarje dhe i ndoqi objektet e paidentifikuara, vetëm për të zbuluar se ishin tullumbace që pluskonin në qiell. Të ftuarit e një shtëpie në Grandemouth, Stirlingshire, çliruan tullumbacet së bashku me dëshirat që shpresonin t’i realizoheshin. Por banorët e zonës u tronditën kur panë globet e ndriçuar në qiell, duke i ngatërruar ato me një pushtim alienësh. Policia e Skocisë thotë se ka marrë me qindra telefonata brenda 30 minutave, nga vendas që kujtonin se tullumbacet ishin anije hapësinore.
Logged

Qikjo osht Gjakova!
« Reply #3 on: August 10, 2008, 02:19:17 PM »
JonSaraqini Online
Qikjo osht Gjakova!
Moderator
Hero Member

*****
Posts: 976



Punëtorët shtrojnë rrugën rrotull makinës së parkuar

Britani - Punëtorët e bashkisë, të cilët po rishtronin një rrugë funksionale, nuk u menduan dy herë kur në punë e sipër u doli një makinë e parkuar. Ata mbërritën deri tek automjeti pa të zot dhe shtruan ziftin rrotull saj. Kontraktorët e kontesë Hertfordshire e kishin të pamundur të gjenin të zotin e makinës “Renault Modus”, e cila ishte parkuar në rrugën “Apton”, me lejen e të zotit të rrugës. Edhe pse makina tani është larguar, pjesa e rrugës së pashtruar është lënë ashtu, për të kursyer para. Makina ishte parkuar ligjërisht, për këtë arsye askush s’kishte të drejtë ta largonte.

4-vjeçari mori vëllanë 2-vjeçar për shëtitje me makinë

SHBA – Në moshën 4-vjeçare shumë fëmijë ende s’dinë të ngasin biçikletën, por një djalë nga Kentacky guxoi për më shumë. vogëlushi nga konteja Lincoln donte të shkonte në shtëpinë e gjyshes, për këtë arsye mori çelësat e makinës dhe vëllamë e vogël dhe u larguan. Sherifi Curt Folger thotë se djali u fut në makinë, rregulloi ndenjësen dhe askush se di se si por e ndezi atë. 4-vjeçari nuk mundi të shkojë larg, duke e përplasur atë me një gardh dhe disa pemë. Asnjëri prej djemve nuk u lëndua gjatë përplasjes. Sherifi thotë se nëna e djalit shkoi në vendngjarje e tërbuar dhe dukej sikur do të lëndonte djemtë dhe policët. Ajo u arrestua me akuzën e kërcënimeve.

10-vjeçari zbulon mamanë për paratë false

SHBA – Një 10-vjeçar nga Bakersfield, Kaliforni u tha policëve se nëna e tij i kishte nxjerrë paratë nga kompjuteri. Gruaja rrezikon të dënohet për falsifikim parash dhe kartash identiteti kur djali u tregoi të vërtetën policëve. Sipas të dhënave në rajonin e kontesë Kern, djali u dha policëve paratë false të prodhuara nga nënat e tij. Fëmija gjithashtu u tha hetuesve se ajo kishte edhe një kompjuter me të cilin prodhonte karta identiteti. Policët konfiskuan hard diskun e kompjuterëve, skanerë dhe printerë. Gruaja 33-vjeçare do të dalë në gjyq ditën e premte. Ajo përballet me disa akuza dhe rrezikon deri në 20 vite burg.

Kungulli me peshë 407 kilogramë thyen rekordin

SHBA – Kungulli i rritur nga një familje në Columbia, vendosi rekordin prej 407 kilogramësh. Është një kungull jashtëzakonisht i madh. Frank dhe Tina Finders thonë se është ekuivalentja e dy tigrave siberianë apo 9 gomave traktorësh. Çifti u tha gazetarëve se perimet i rrisin në kopshtin e liqenit Arcadia. Ata kanë në plan ta shesin kungullin, por shpresojnë të mbjellin farat dhe ta provojnë përsëri vitin tjetër për një rekord të ri. Rekordi i mëparshëm për Shtetet e Bashkuara është vendosur në vitin 2006, ndërsa kungulli më i madh në botë peshon 766 kilogramë.

Gazeta shkruan keq emrin e saj në faqe të parë

SHBA – Të gjithë e dimë shumë mirë se njerëzit që jetojnë në shtëpi prej qelqi nuk duhet të hedhin gurë. Një gazetë në New Hampshire shkroi gabim emrin e saj në faqe të parë. Gazetat e përditshme kanë plot gabime të tilla, me të cilat lexuesit argëtohen, por kjo është e veçantë. Revista “Neatorama” u ka dedikuar një faqe të tërë gabimeve të tilla dhe gazeta “New Hampshire Valley News” ka fituar çmimin e parë për vitin 2008. Gabimi nuk u ka kushtuar mjaft shtrenjtë, pasi ka rritur publicitetin.

Restoranti “Robot” drejtohet nga dy çifte binjakësh identikë

KINË - Njerëzit ndihen mjaft të hutuar sapo shkelin në restorantin e drejtuar nga dy çifte binjakësh identikë. E vërteta është se ata janë binjakë të martuar me binjake. Vendasit i kanë vënë nofkën “restoranti i robotëve”, pasi nuk e kuptonin se si të njëjtën persona punonin nga mëngjesi në mbrëmje. Një gazetar nga “Today Morning Post” intervistoi të zotin e restorantit dhe zbuloi të vërtetën. Vëllezërit binjakë 32-vjeçarë janë të martuar me 2 motra binjake nga i njëjti qytet tre vite më parë dhe hapën restorantin “Yiwu” së bashku.

Dalin në treg këpucët prej bari

SHBA – Nëse dëshironi të ndjeni barin e freskët në këmbë gjatë gjithë ditës, atëherë duhet të provoni këto pantofla që rrisin bar të vërtetë në shputa. Fijet e barit kanë një gjatësi prej 10 centimetrash dhe janë ngjyrë të gjelbër. Nëse mbahen me kujdes, bari duhet të zgjasë për të paktën katër muaj i freskët. Moto e kompanisë që i prodhon është “I keni ujitur këpucët kohët e fundit?” Ky është promocioni i kompanisë “Krispy Kreme”, e cila në të vërtetë nuk merret me prodhimin e këpucëve, por me atë të ushqimeve. Pantoflat e veçanta janë të limituara në numër dhe janë vetëm për klientët e petullave “Krispy Kreme”.

Klubi i natës ndalon hyrjen e vajzave të shëndosha

Një grup vajzash që shpresonin të shijonin mbrëmjen jashtë, u refuzuan nga sigurimi i një klubi nate. Policia u njoftua për të qetësuar situatën kur dëshmitarët panë menaxherin tek u thonte “largohuni dhe bini në peshë”. Georgina Mason, 23-vjeçare, e cila ndodhej mes grupit, thotë se u ndie mjaft keq. Ajo thotë: “Rreth pesë apo gjashtë vajza qëndronin para hyrjes në orën 11:30 të mbrëmjes dhe protestonin se stafi nuk i linte të hynin për shkak se ishin të shëndosha. “U thashë se është qesharake dhe kërkova të flas me menaxherin. Ai nuk më pa në sy, por më tha se kishin marrë ankesa nga njerëzit e shëndoshë”, thotë Mason.
Logged

Qikjo osht Gjakova!
« Reply #4 on: August 10, 2008, 02:20:31 PM »
JonSaraqini Online
Qikjo osht Gjakova!
Moderator
Hero Member

*****
Posts: 976



SHBA, nëna me 17 fëmijë sërish shtatzënë

Një nënë me 17 fëmijë në Arkansas, SHBA, ka njoftuar në programin televiziv “Today Show” të stacionit “NBC” se është shtatzënë dhe pret një tjetër fëmijë. Michelle Duggar i zbuloi familjes dhe prezantueses së emisionit, Meredith Viera gjatë natës së djeshme se pret fëmijën e 18-të me bashkëshortin Jim Bob. Lajmi ishte surprizë për fëmijët e Duggar, të cilët variojnë nga mosha 20-vjeçare deri 9-muajsh. “Këtë nuk e prisja”, thotë fëmija më i madh, Joshua për njoftimin e nënës. “Kanë kaluar nëntë muaj që nga lindja e bebes së fundit”, shtoi ai. Familja Duggars thotë se fëmijët janë bekim nga Perëndia dhe duhet të mirëpresin çdo bebe të re. “Ne do të donim më shumë dhe ky fëmijë është i mirëpritur”, thotë nëna.

Danimarkë, koshat e plehrave i falënderojnë ata që i përdorin

Autoritetet në kryeqytetin danez, Kopenhagen thonë se kanë vendosur kosha plehrash folës në qytet, për të inkurajuar njerëzit të mos hedhin plehra jashtë tyre. Këta kosha, pjesë e planit nga bashkia e qytetit për ta bërë Kopenhagenin kryeqytetin më të pastër në Evropë, falënderojnë përdoruesit, të cilët i depozitojnë plehrat jashtë tyre. Danezët mendojnë për të ardhmen e afërt dhe i kanë hyrë punës “me themeli”. Deri në vitin 2015, Kopenhageni do të jetë qyteti më i pastër në Evropë, pse jo edhe në botë. Koshat folës janë prova e seriozitetit të tyre. “Së bashku mund ta mbajmë qytetit të pastër”, “Faleminderit që më përdore”, “Një ditë do ta shpërblej”, janë disa prej fjalëve që dëgjohen nga këta kosha.

SHBA, 3-vjeçari që nuk ka fjetur asnjë ditë

Një 3-vjeçar në Florida, SHBA vuan nga një sëmundje e rrallë dhe për këtë arsye nuk ka fjetur asnjë ditë në jetën e tij. Doktorët thonë se Rhett Lamb, nga St. Petersburg me sa duket ka një konditë e cila e mban trurin nën presion. Rhett kurrë nuk është shtrirë për të fjetur gjatë ditës dhe nuk mbyll sy gjatë natës, duke i detyruar prindërit ta ruajnë ditë e natë. “Burri im ka turnin e ditës, ndërsa unë turnin e natës”, thotë nëna, Shannon Lamb. “E kemi bërë me turne, pasi askush nuk mund të fle kur ai qëndron zgjuar”, shton ajo. “Do të bënim gjithçka që Rhett të jetë një djalë normal që luan dhe gëzohet. Nëse është e nevojshme do të shkojmë tek çdo doktor në botë për ta vizituar”, thotë babai.

SHBA, gjen kuletën që ia kishin vjedhur që në vitin 1973

Një student mjekësie gjen një kuletë të vjedhur 35 vite më parë, në Illinois, SHBA dhe përmes saj arriti të gjejë të zonjën. Sandy Baumberger thotë se kurrë nuk e priste ta shihte kuletën përsëri, duke qenë se kanë kaluar 35 vite. Kuleta është gjetur në qytetin Alton, nga një student 30-vjeçar i mjekësisë. Eric Wherley thotë se e gjeti atë në një qoshk të banjës në shkollë, pasi një tub shpërtheu dhe u hap një pjesë e çatisë. Hajduti që e grabiti me sa duket e fshehu në taracë. Brenda kuletës me lëkurë blu të errët ishte patenta e zotit Baumberger, kartat e bibliotekës dhe numri i shërbimeve shëndetësore. Gjithashtu kishte një kartë identiteti, listën e ushqimeve për të blerë.

Angli, i arratisuri nuk duron, kthehet prapë në burg

Një i dënuar që u arratis nga një burg i hapur në Angli, u rikthye atje tre ditë më vonë, sepse “jeta është më e lehtë aty brenda”. Wesley Crawford, 42-vjeçar u zhduk pasi gardianët i zbuluan një telefon celular në dhomë. Gazeta “The Sun” citon një burim nga burgu të thotë: “Nuk na besohej. Është e pabesueshme që i burgosuri të trokasë në derë e të thotë “më merrni prapë”. Ai na tha se ishte shumë më mirë brenda burgut se sa jashtë. I arratisuri e beson ende këtë, edhe pse tani është transferuar në një burg të mbyllur. Crawford është dënuar me 12 vite burg për një grabitje në Stafford Crown. Në burgun e Sudbury ai ha tre vakte, të zgjedhura nga menuja sipas dëshirës, ka televizor në dhomë, e cila nuk mbyllet asnjëherë. Në ambientet e burgut ka palestër, tavolinë pingpongu e lojëra tavoline.

Itali, arrestohet dentisti që s’ishte fare dentist

Një italian që ka jetuar deri më sot duke ushtruar profesionin e dentistit është zbuluar kur pacientët u ankuan në polici. Ai përdorte një turjelë që e kishte sajuar vetë dhe një palë pinca normale. Alvaro Perez, 40-vjeçar nga Ecuadori, përdori kaçavida dhe pajisje të tjera mekaniku për të kuruar pacientët në klinikën e tij në qytetit Sampierdarena, në Italinë veriore. Policia thotë se Perez, i cili është akuzuar për mashtrim, nuk kishte kualifikime dentare, por me qindra klientë.

Zvicër, lopa është shëndoshë e mirë, makina shkatërrohet

Një lopë është shëndoshë e mirë edhe pasi u përplas me një makinë në Zvicër. Kafsha u rrotullua mbi mbulesën e makinës me katapulta, por u ngrit menjëherë në këmbë. Felix Reimann thotë se makina u shkatërrua plotësisht. Madje ai doli me të prera dhe mavijosje pas aksidentit në periferi të qytetit Unterschalatt. “Nuk më besohej kur e pashë të më vështronte më pas. Kujtova se kishte ngordhur, po lopa vetëm pëlliste”, thotë shoferi.

SHBA, gjykatësi anulon seancën se gazi është i shtrenjtë

Çmimet e karburantit kanë ndikuar rrotat e të gjithëve, madje edhe rrotat e drejtësisë. Një gjykatës në San Antonio, Teksas nuk shkon në seancën gjyqësore për shkak të çmimit të benzinës. Seanca e planifikuar për të martën u anulua nga gjykatësi federal, i cili përmendi çmimin e gazolinës si arsyen e urdhrit të tij. Gjykatësi i distriktit, Fred Biery tha se do të ishte mirë që ai dhe avokatët të rishikonin edhe një herë dokumentet e çështjes, në mënyrë që të ishin më të përgatitur dhe gjyqi të zgjaste sa më pak ditë të ishte e mundur. Biery shkroi se në atë seancë do të ishin të pranishëm shumë persona dhe sipas llogarive të tij ata do të shpenzonin me qindra litra benzinë. Duke qenë se një gallon kushton 4 dollarë, askujt s’do t’i bëhej qejfi të merrte pjesë në një prezantim oral të fakteve.

Meksikë, burgosin gomarin për sjellje të keqe

Një gomar në Meksikën jugore është burgosur se kafshoi dhe shkelmoi disa kalimtarë. Kafsha u mbyll në burgun lokal, i cili normalisht mban njerëz të arrestuar për dehje apo se shkaktojnë shqetësime të tjera, se shkelmoi dy burra në një fermë në Chiapas. Polici Sinar Gomez thotë se gomari do të qëndrojë prapa hekurave derisa i zoti të ketë paguar faturat mjekësore. “Në këtë vend të gjithë burgosen nëse e meritojnë, pavarësisht se çfarë janë”, thotë ai.

SHBA, kafshon policin e trafikut që e ndalon

Policia në Lincoln, Nebraska thotë se një 36-vjeçare kafshoi në krah policin e trafikut që e ndali. Polici thotë se makina e gruas nuk kishte targa, dritat e përparme dhe as patentë. Rreshteri Mike Basett arrestoi shoferen agresive për arsye se ajo ishte e dehur. Brenda në automjetin e saj ndodhej edhe vajza 5-vjeçare. Polici Flood thotë se kur ai i tha gruas se do të paditej për neglizhencë ndaj fëmijës, ajo e shau dhe e kafshoi në krah. Gruaja u arrestua menjëherë, ndërsa polici shkoj në spital.
Logged

Qikjo osht Gjakova!
« Reply #5 on: August 10, 2008, 02:21:38 PM »
JonSaraqini Online
Qikjo osht Gjakova!
Moderator
Hero Member

*****
Posts: 976



SHBA, nënë e bijë diplomohen në të njëjtën ditë

Një grua nga Ohio, SHBA u diplomua në universitetin “Xavier” në Cincinnati së bashku me nënën e saj. Heather Swensgard, 30-vjeçare nga Batavia thotë se ajo dhe nëna e saj, Gayle Heintzelman, kanë punuar shumë për të marrë diplomën në arsim. Madje në videon e temës së diplomës as që e vunë re pirgun me rroba të palara në sfond. “Videon e regjistruam në mbrëmje dhe kërkojmë falje për to”, thotë e diplomuara. Swengard thotë se diplomimi së bashku me nënën 60-vjeçare ishte përfundimi i një tjetër qëllimi: të diplomohej para se fëmijët e saj të fillonin shkollën. Swensgard ka dy fëmijë, në moshën 3 dhe 5-vjeçare.

Greqi, 9-vjeçarja mban binjakun në stomak

Një binjak embrionik është zbuluar në stomaku e një vajze 9-vjeçare në Greqi, e cila shkoi në spital se i dhembte barku. Agjencia “Associated Press” thotë se doktorët në “Larissa General Hospital” hoqën masën embrionike, që ishte më shumë se 5 centimetra në gjatësi. “Ata mund ta shihnin se ana e djathtë se barkut të saj duket e ënjtur, por nuk ua priste mendja se ky tumor fshihte një embrion”, thotë drejtori i spitalit, Iakovos Brouskelis. Pas operacionit vajza e ka marrë veten plotësisht. Embrioni kishte zhvilluar kokën, flokët dhe sytë, por nuk kishte litar kërthizor. Është thithur nga binjaku i tij në mitër.

Angli, shitet ishull i vogël, i pajisur me burg personal

“Një prej 8 ishujve të banueshëm në Kanalin që lidh Anglinë me Francën ka dalë në treg”, ka njoftuar agjencia e pronave që merret me shitjen. Agjencia “Martel Maides”, me zyra në ishullin Guernsey, thotë se po kërkon një blerës të ri për kontratën e qerasë 40-vjeçare. Ishulli ndodhet rreth 5 kilometra (3 milje) larg bregut. “Ishulli është vendi më i bukur për të jetuar me stil”, lexon reklama në adresën e internetit të firmës. “Përveç shtëpisë në majë të ishullit, fermës, hotelit, restorantit dhe tavernës, blerësi do të marrë edhe një burg”, thotë shitësi. Ishulli është 2.4 kilometra i gjatë dhe 800 metra i gjerë.

Sondazhi, obesët, më shumë faj për ngrohjen globale

Sikur të mos i mjaftonin problemet që kanë, njerëzit e shëndoshë tani po fajësohen edhe për ngrohjen globale. Shkencëtarët britanikë thonë se ata përdorin më shumë karburant për të lëvizur me makinë dhe sasia e ushqimit që hanë prodhon më shumë energji se ajo e konsumuar nga ata që hanë më pak. Sipas një skuadre shkencëtarësh në Londër, ky fakt kontribuon në mungesat ushqimore dhe çmimet e larta të energjisë. Phil Edwards thotë: “Të gjithë sa vjen e bëhemi më të rëndë dhe kjo është përgjegjësi globale. Obesiteti është faktor kryesore në pamjen e madhe”.

Britani, bashkia nuk i merr plehrat se i ka mbushur gabim Ato janë të gjelbra dhe rriten në kopsht, por askush mos guxojë t’i hedhë lakrat në plehra nëse ndodheni në Angli. Barry Freezer, i cili jeton në West Earlham, Norwich, e bëri gabimin dhe i hodhi kërcejnë e lakrave në koshin e plehrave. Kjo bëri që Këshilli i qytetit të inatoset dhe të urdhërojë mbledhësit e plehrave mos t’i prekin ato. Pensionisti thotë se është trajtuar si kriminel dhe i kanë mbetur plehrat në oborr. Lakrat konsiderohen si plehra kuzhine. Ato duhen vendosur në mbajtëse të veçanta dhe nuk duhen ngatërruar në të njëjtin kosh me të tjerat.

Britani, fshati merr gomarë që të mbajë ushqimet

Gomarët kanë mbërritur në një rrethinë në Gloucestershire për t’i ndihmuar banorët e lodhur duke ngjitur ushqimet në kodrën e thepisur. Më shumë se 30 banorë që jetojnë në rrugët e ngushta të Chalford, e kanë të pamundur të ngjisin makinën deri në pragun e shtëpisë. Disa muaj më parë atyre u lindi ideja e një gomari, i cili do të përdorej ë të mbajtur pazarin. Anna Usborne, organizatorja e fushatës, ka marrë në dorëzim dy gomarë, Chester, 1-vjeçar dhe Teddy, 4-vjeçar. “Mund të duhen gjashtë javë ose gjashtë muaj për t’i stërvitur. Gjithçka varet nga mënyra si sillen. Jemi shumë të emocionuar që i kemi. Janë kafshë të mira”, thotë ajo.

Japoni, hajduti kthehet në vendngjarje që ta dënojnë

Një japonez, i cili grabiti arkën e një dyqani duke kërcënuar punonjësit me thikë, u kthye në vendngjarje vetëm 5 minuta më vonë duke kërkuar që të dënohej. Ginji Aoi, 23-vjeçar i papunë, kërcënoi arkëtaren me thikën prej 18 centimetrash në Osaka, dhe mori 79 jen (770 dollarë). Por sapo policia mbërriti në dyqan, pasi tij shkoi edhe hajduti. Ai i tha policisë: “Dua të më arrestoni, sepse kam bërë diçka të keqe”. Ai tha se grabiti para se kishte nevojë për to, por me sa duket është penduar menjëherë për veprimin e tij. Aoi është në vëzhgim dhe policia ende s’ka vendosur në duhet ta padisë.

Arabi Saudite, kërkon divorcin se burri i ngriti vellon

Një 50-vjeçare nga Arabia Saudite kërkon divorcin nga burri, pasi ai i ngriti vellon për t’i parë fytyrën ndërsa ajo flinte. Për 30 vite, gruaja thotë se kurrë s’i ka treguar fytyrën bashkëshortit, për shkak të një tradite të fshatit të saj pranë qytetit Khamis Mushayt. “Pas gjithë këtyre viteve, ai provon të bëjë një gabim kaq të madh”, thotë gruaja për median. Ajo thotë se burri i kërkoi falje dhe premtoi se nuk do ta përsërisë më. Ky nuk është rasti i parë ku burri s’e ka parë fytyrën e gruas. Rasti i fundit ishte ai i një gruaje që u divorcua pas 10 vitesh martese se burri i zbuloi fytyrën. As ai dhe as fëmijët s’e kishin parë ndonjëherë.
Logged

Qikjo osht Gjakova!
« Reply #6 on: August 10, 2008, 09:45:35 PM »
F!!?
B€SI4 Offline
Hero Member

*****
Posts: 738



shum interesante  ishin qito Kuriozitete  qajo 9 vjeqarja hmmmmmmmmm heehe Grin Grin
Logged

/*
 
Tags:
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

SEKSIONE   Blogu  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.