LG.Philips ka gjetur zgjidhjen për ekranet e laptopeve te papaster. Në fakt, LG.Philips ka punuar një sipërfaqe e cila është rezistente ndaj papastërtisë dhe pastrohet shumë lehtë.Shtresa e punuar veçanërisht për ekranet, e cila nuk krijon reflektim, ka edhe anën e keqe të saj, pasi që mban papastërtinë dhe yndyrën, veçanërisht ato që vijnë prej gishtërinjve të përdoruesit, mirëpo tash është zhvilluar edhe një shtresë shtesë, e cila i bën ekranet rezistente ndaj papastërtisë, e pos kësaj kursen edhe para e kohë, që deri tash janë nevojitur për mirëmbajtjen dhe pastrimin e ekranit.
Nga LG.Philips pohojnë se shtresa e re punon në parimin e ngjashëm me atë të cilën përdoren për prodhimin e tiganëve të ceflonit, mbi të cilat nuk ngjitet asgjë. Prodhuesi i dytë më i madh i ekraneve LCD, LG.Philips, planifikon fillimin e prodhimit me këtë teknologji gjatë pjesës së parë të vitit 2008 dhe atë për ekranet prej 15.4 inçësh për laptopë, e deri në fund të po të njëjtit vit kompania planifikon të mbuloj me këtë teknologji prodhimin e të gjitha madhësive të ekraneve.
Ky lloj i teknologjisë do të gjej shumë admirues, posaçërisht studentët të cilët laptopët e tyre i shfrytëzojnë në shumë vende dhe shpesh i prekin ekranet e tyre me gishtërinj apo lapsa. Edhe pse LG.Philips është i pari në prodhimin ekraneve për laptopë, ai është duke tentuar të mbizotërojë konkurrencën edhe në prodhimin e televizorëve flat (të rrafshët), ekraneve për kompjuterë të tavolinës dhe atyre për celularë, ku vendin e parë tani për tani është duke e mbajtur Samsung Electronics.