Video e javës


   iPhone-i nuk prishet dot!
Diskutimet e fundit
by leoo
[Today at 02:26:12 PM]

by leoo
[Today at 12:08:43 PM]

[Today at 01:17:41 AM]

[July 24, 2008, 09:38:20 PM]

[July 24, 2008, 09:34:06 PM]

by leoo
[July 24, 2008, 08:41:04 PM]

by leoo
[July 24, 2008, 05:36:03 PM]

[July 24, 2008, 05:08:07 PM]

by R0n1
[July 24, 2008, 04:56:18 PM]

by leoo
[July 24, 2008, 12:37:55 PM]
Muzike

Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: Personalitetet më të njohura të shkencës së psikologjisë  (Read 569 times)
« on: May 05, 2008, 08:44:44 PM »
Psycho
bombarduesi Offline
special members
Full Member

*****
Posts: 200



Alfred Adler    Alfred Adler (1870-1937), psikolog austrian, themelues i  shkollës individuale të psikologjisë. Megjithëse njëri nga kolegët e hershëm të Sigmund Freud-it, ai hodhi poshtë idenë frojdiane në atë se seksi buron nga neurozat. Adler i ndërpreu marrëdhëniet me Freud më 1911, duke mbrojtur atë se ndjenjat e papërkrahura gjatë fëmijërisë mund të udhëheqin kompleksin inferior. Teoria e Adler përqendrohet në forcat shoqërore, dhe terapia e tij megjithëse ende ka lidhje me analizat e fëmijërisë së hershme, gjithashtu ishte e interesuar në kapërcimin e kompleksit inferior përgjatë interakcionit pozitiv social. Pas vitit 1932 ligjëroi në Shtetet e Bashkuara. Veprat e tij përfshijnë “The Practice and Theory of Individual Psychology” (1927, ribotuar 1973) dhe “Understnding Human Nature” (1927, ribotuar 1978).
__________________________ ______________
    

Alfred Binet   Alfred Binet, 1857-1911, psikolog francez. Që nga viti 1894 ishte drejtor i laboratorit psikologjik në Sorbonne. Është i njohur për hulumtimet dhe  inovacionet në testimin e inteligjencës së njeriut. Bashkë me Theodore Simon (1905-1911) sajoi një mori testesh të cilat, të ripërpunuara gjetën një përdorim të gjërë në shkolla, industri apo dhe ushtri. Testi i inteligjencës Stanford-Binet është një prej më të rëndësishmëve. Binet dhe Simon shkruajtën  “Les Enfants anormaux” (1907). Shumica e shkrimeve të tij janë publikuar në “Année psychologique”, një revistë psikologjike franceze e themeluar në vitin 1895.
__________________________ ______________
    

Anna Freud   Anna Freud, 1895-1982, psikoanaliste britaneze , e lindur në Vjenë, Austri. Duke e vazhduar punën e babait të vet, Sigmund Freud, ajo ishte nismëtare e psikoanalizës për fëmijë. Më 1938 ajo emigroi në Britani së bashku me babanë e vet ku themeloi dhe drejtoi klinikën për terapi të fëmijëve. Në një vepër me shumë ndikim (1937) ajo argumentoi se ego ka një rol aktiv në zgjidhjen e konfliktit dhe tensionit. Psikoanalistë tjerë si Heinz Hartman dhe Eric Erikson pranuan idetë e saja në punën e tyre.
Shkrimet e saja përfshijnë “Normaliteti dhe Patologjia në Fëmijëri” (“Normality and Pathology in Childhood”, 1965) dhe “Shkrimet e Anna Freud” (The Writings of Anna Freud, 1973).
__________________________ ______________
    

Erich Fromm   Erich Fromm, 1900-1980, autor dhe psikoanalist, i lindur në Frankfurt, Gjermani. Në vitin 1922 doktori në Universitetin e  Heidelberg-ut. Që nga viti 1929 deri më 1932 ligjëroi në Institutin psikoanalitik në Frankfurt si dhe në Universitetin e Frankfurtit. Më 1934 shkoi në Shtetet e Bashkuara ku praktikoi psikoanalizën dhe ligjëroi në institute të ndryshme duke përfshirë edhe “International Institute for Social Research” (1934-1939), Universitetin e Columbia (1940-1941), The American Institute for Psychoanalysis (1941-11942), Yale (1949-1950). Shërbeu edhe në fakultetin e Kolegjit Benington (1941-1950), Universitetin Nacional të Meksikës (1951), Universitetin e Michigan (1957), Universitetin e New York (1961). Duke thyer traditën psikoanalitike të  Freud-it  e cila ishte e fokusuar kryesisht në motivimet e pavetëdijshme, Fromm qëndroi në atë se njerëzit janë produkt i kulturës në të cilën ata rriten. Në shoqëritë moderne ai pohoi se ata largohen nga vetvetja.
Veprat e Fromm-it përfshijnë ndër tjera “Arti i dashurisë” (“The Art of Loving”, 1956), “Misioni i Sigmund Freud-it” (“Sigmund Freud’s Mission”, 1958), si dhe shumë shkrime tjera.
__________________________ ______________
    

Erik Erikson   Erik Erikson, 1902-1994, psikoanalist amerikan, i lindur në Frankfurt, Gjermani. Si i ri udhëtoi kudo në Evropë. Ishte mësues në një shkollë private të Vjenës ku u trajnua si psikoanalist (1927-1933) nën Anna Freud, duke u specializuar në psikologjinë e fëmijëve. Në vitin 1933 emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku ligjëroi në Universitetin e Harward (1933-1936; 1960-1970) ku punoi një mori veprash, duke zgjeruar sferat e teorisë psikoanalitike që të marrë për bazë më shumë faktorët kulturor dhe shoqëror. Në veprën e tij më me ndikim, “Fëmijëria dhe Shoqëria” (“Childhood and Society”, 1950), ai ndau ciklin jetësor të njeriut në tetë shkallë të zhvillimit psikosocial. Studimet e tij psikohistorike si p.sh. “E vërteta e Gandit” (“Gandhi’s Truth”, 1969; kjo vepër i siguroi atij çmimin Pulitzer dhe një çmim tjetër kombëtar), shqyrtojnë konvergjencën e zhvillimit personal dhe historinë shoqërore. Veprat e tij të mëvonshme kanë të bëjnë me çështjet etike të botës moderne.
__________________________ ______________
    

Ernest Jones   Ernest Jones, 1879-1958, psikoanalist britanez. Ligjëroi në Universitetin e Torontos dhe ishte drejtor  i Klinikës për Sëmundje Nervore të Ontarios (1908-1913). Themeloi “The International Journal of Psychanalysis” dhe shërbeu si editor i saj që nga 1920 deri 1939. Më 1925 themeloi Klinikën për Psikoanalizë në Londër. Si pasues dhe koleg i Sigmund Freud-it ishte instrumental në paraqitjen e studimit të psikoanalizës në Shtetet e Bashkuara dhe Angli dhe shpiku termin racionalizëm si konkluzion drejt teorisë së mekanizmave mbrojtës.
Si biografist autoritativ  i Freud-it, shkrimet e tij përfshijnë “The Life and Work of Sigmund Freud” (1953-1957) si dhe “Free Assocationns: Memories of a Psychoanalyst” (1959).
__________________________ ______________
    

Gordon Allport   Gordon W. Allport (1897-1967), psikolog amerikan, i lindur në Montezuma (Indiana, SHBA). Një nga psikologët e parë të studimit të personalitetit, i cili  studioi qëndrimet njerëzore, paragjykimet, dhe besimet religjioze. Teoria e tij e personalitetit, e cila hodhi poshtë psikologjinë frojdiane dhe bihejviorizmin, theksoi unitetin e individit dhe nevojën për ti trajtuar problemet në termat e kushteve të tanishme si e kundërta e ngjarjeve të fëmijërisë. Allport shkroi këto libra “Personality” (1937), “The Individual and His Religion” (1950), dhe “The nature of Prejudice” (1954).
 
__________________________ ______________
    

Gustav Theodor Fechner   Fechner (1801-1887) si hulumtues i natyres ishte filozof gjerman, Profesor në Universitetin e Lepzig-ut, së pari për fizikë, pastaj për filozofi. Themelon psikofizikën, psikologjinë eksperimentale si dhe estetiken eksperimentale. Fechner ishte ai, i cili në atë kohë krjojë nocionin e psikofizikës. Ai botoi librin "Elementet e Psikofizikës", në të cilin ai përshkroi metodën eksperimentale të matjes së mbresave (eksperiencës shqisore).
 
 
 
__________________________ ______________
    

Hans J. Eysenck   Hans Jürgen Eysenck, 1916-1997, psikolog britanez. I njohur  për teorinë e personalitetit të njeriut, Eysenck sugjeroi se personaliteti është i determinuar biologjikisht dhe është i rregulluar në hierarki i përbërë prej llojeve, veçorive, reagimeve të zakonshme dhe atyre specifike. Si kritik i ashpër i psikoanalizës, Eysenck pohoi se vlerat e shërimit të emocioneve të shqetësuara ishin përafërsisht të barabarta për individët e trajtuar dhe të pa trajtuar, ndonëse përpikëria e studimit të tij në këto çështje është vënë në pikëpyetje  viteve të fundit. Në mesin e shumë veprave të Eysenck është edhe vepra “Kontroversa e Inteligjencës” (“The Intelligence Controversy”, 1981).
Teoria e Eysenck mbi Personalitetin bazohet kryesisht në psikologji dhe gjenetikë. Kështu ai me hulumtimet e tij të bëra përshkroi dy përmasa kryesore të temperamentit: neuroticizmin dhe ekstraversion-introversion.
__________________________ ______________
    

Hermann Ebbinghaus   Hermann Ebbinghaus (1850-1909)
u lind në një familje tregtare luterane në Barmen të Gjermanisë. Në moshën 17 vjeçare hyri në Universitetin e Bonn-it për të studiuar histori dhe filozofi (1867-1870). Interesi i tij i përkiste më shumë filozofisë. I nderpreu studimet për pjesëmarrjë në luftë 1870/71, u kthye prap në Bonn ku edhe promovojë në vitin 1878. Libri i G. Th. Fechner "Elementetet e Psikofizikës" (1860) interesin tek Ebbinghaus për tu marrë me psikologjinë eksperimentale.  Më 1885 u emërua profesor i filozofisë në Universitetin e Berlinit. Po në këtë vit ai botojë librin e tij më të rëndësishmin "Mbi Kujtesën". Disa vite më vonë, ai shkoi në Universitetin e Halle-s dhe atë të Breslaut, ku qëndroi deri sa vdiq më 1909.

 Kontributet e Ebbinghaus-it në psikologji janë të shumta. Punimet e tij të famshme mbi kujtesën ("Lakorja e Kujtesës") vunë bazat e psikologjisë eksperimentale.
 
__________________________ ______________


Logged

Who laughs looses his smile
« Reply #1 on: May 05, 2008, 08:45:44 PM »
Psycho
bombarduesi Offline
special members
Full Member

*****
Posts: 200



Raymond B. Cattell   Raymond B. Cattel, 1905-1998, psikolog amerikan, i lindur në Staffordshire, Angli. Më 1937 shkoi në Shtetet e Bashkuara ku punoi si profesor hulumtues në Universitetin e Illinois (1944-1973). Ai pohoi se personaliteti i njeriut përbëhej nga 46 tipare të pamjeve të jashtme, prej të cilave 16 tipare burimore e formojnë personalitetin. Nga kjo teori (1950) ai zhvilloi  një “Pyetësor 16 Faktorësh i Personalitetit” (“Sixteen Personality Factor Questionnaire”). Gjithashtu zhvilloi një teori me ndikim të madh duke sugjeruar se inteligjenca duhej të ndahej në inteligjencë të lindur, inteligjencë e aftësuar dhe e kristalizuar. Si autor shkroi shumë libra mbi Personalitetin.
__________________________ ______________
    

Sigmund Freud   Sigmund Freud, 1856-1939, psikiatër austriak, themelues i psikoanalizës. I lindur në Moravia, jetoi në Vjenë ku edhe mori titullin Doktor mjekësor nga Universiteti i Vjenës më 1881.
Karriera e tij mjekësore (1885-1886) fillon me J. M. Charcot në Paris, ku pas kthimit të tij në Vjenë ai fillon bashkëpunimin e tij të ngushtë me Josef Breuer me përdorimin e hipnozës në trajtimin e histerisë. Shkrimet e tij, në “Mbi mekanizmin psikik të fenomeneve histerike” (“Über den psychischen Mechanismus hysterischer Phänomene”, 1893), të zhvilluara në Studien über Hysterie (“Studimet mbi Histerinë”, 1895), shënuan fillimin e psikoanalizës në zbulimin e simptomave të personave histerik — ndikuar direkt nga traumat psikike në jetën e mëhershme — paraqesin energjinë emocionale të pazbuluar (konversioni; histeria). Terapia, u quajt metoda kathartike (purgative), e përbërë nga kujtesa e pacientit  dhe riprodhimi i skenave të harruara nën ndikimin e hipnozës. Vepra e tij u pranua dobët nga profesionistët e mjekësisë, dhe dy kolegët u ndanë pas bindjes frojdiane se energjia e padefinuar që kishte shkaktuar konversionin ishte e natyrës seksuale.
Freud më vonë refuzoi hipnozën dhe sajoi teknikën e re të quajtur “asociacioni i lirë”, e cila do të lejoj materialin e ngarkuar emocional që individi e ka përmbajtur në pavetëdije për ta shfaqur në njohje të vetëdijshme. Punimet e tij të mëtejme, “Interpretimi i Ëndrrave” (“Traumdeutung” (1900), “Psikopatologjia e jetës së përditshme” (“Psychopathologie des Alltagslebens, 1904), dhe “Tre Ese mbi Teorinë e Seksualitetit” (“Drei Abhandlungen zur Sexualtheorie”, 1905), rritën edhe më shumë urrejtjen ndaj Freud, ku ai punoi i vetëm deri më 1906, kur edhe iu bashkangjitën psikiatri zvicerian Eugen Bleuer , C.G. Jung, austriani Alfred Adler dhe të tjerë.
Më 1908, Bleuer, Freud dhe Jung themeluan revistën “Libri vjetor për kërkimet psikoanalitike dhe psikopatologjike” (“Jahrbuch fur psychoanalytische und psychopathologische Forchungen”) dhe më 1909 lëvizja u pranua publikisht në kohën kur Jung dhe Freud qenë ftuar të japin ligjërata në Universitetin Clark në Worchester, Amerikë. Më 1910 u formua “Shoqata Psikoanalitike Internacionale” (“Internationale Psychoanalytische Vereinigung”) ku Jung u zgjodh president, mirëpo harmonia e lëvizjes ishte jetëshkurtër: mes viteve 1911 dhe 1913 Jung dhe Adler hoqën dorë, dhe të dy formuan shkollat tyre në protestë kundër idesë frojdiane rreth seksualizmit infantil dhe “Kompleksit Edipus”. Megjithëse këta dy dhe shumë të tjerë që më vonë u larguan, kundërshtuan teoritë e Freud-it, prapë se prapë struktura bazike e psikoanalizës si studim i proceseve të ndërdijes është ende frojdiane.
Ai konsideroi që Ego dhe Idi të jenë kontributi i tij i fundit në Teorinë psikoanalitike (1923), pas të cilit ai iu rikthye preokupimeve të hershme kulturore. Totem dhe Taboo (1913), një hulumtim për origjinën e religjionit dhe moralit, Moses dhe Monoteism (1939) janë rezultat i aplikimit të tij në teorinë psikoanalitike drejt problemeve kulturore. Me rastin e okupimit nacionalo-socialist  të Austrisë (1938) Freud shkoi në Angli, ku pas një viti vdes.
Teoria Frojdiane pati ndikim të gjërë në fusha të ndryshme si antropologji, edukim, art dhe kriticizëm letrar. Vajza e tij, Anna Freud ishte ithtare e madhe e psikoanalizës, e cila zhvilloi në veçanti konceptin Frojdian të mekanizmave mbrojtës. Veprat e tjera përfshijnë “Hyrje në Psikoanalizë” (“"Einführung in die Psychoanalyse”, 1910) dhe “Leksione të reja mbi hyrje në Psikoanalizë” (“Neue Folge der Vorlesungen zur Einführung in die Psychoanalyse ” 1933).
__________________________ ______________
    

Stanley Hall   Stanley Granville Hall, 1844-1924, psikolog dhe edukator amerikan. Stanley ndjeku mësimet në Antioch dhe Harvard, studioi psikologjinë eksperimentale në Gjermani dhe më 1882 organizoi laboratorin psikologjik te Johns Hopkins që shumë shpejt mori një pozitë udhëheqëse në atë fushë. Më 1887 themeloi  “American Journal of Psychology” dhe ishte një prej organizatorëve  të Asociacionit Psikologjik Amerikan (1887). Si president i parë i Universiteti Clark (1889-1920) e ngriti atë në shkallën më të lartë të edukimit.
Në mesin e veprave të tij janë edhe “The Contents of Children’s Minds” (1883)  e cila inaguroi lëvizjen e studimit të fëmijëve në Shtetet e Bashkuara; Adolescence (1904); Educational Problems (1911); Jesus, the Christ, in th Light of Psychology (1917), si dhe autobiografia e tij (1923).
__________________________ ______________
    

Wilhelm Wundt   Wilhelm Wundt (1832-1920) lindi në Mannheim të Gjermanisë si djal i një kleriku.
Që në fëmijëri ishte i interesuar në hulumtime. Në moshën 19 vjeçare vendosi të studiojë mjekësi. Më vonë interesi i tij kaloi në fiziologji. Që prej vitit 1858 punojë si asistent në insitutin e fiziologjisë tek Hermann von Helmholtz në Heidelberg. Ndërsa në vitin 1864 u bë Profesor i antropologjisë dhe psikologjisë mjeksore. Mban shumë ligjerata dhe shkruan librin mësimor për fioziologjine e njeriut. Në bazë të qëndrimit të tij natyror kërkon Wund metoden eksperimante dhe vlerësimet statistikore për fiziologjinë dhe psikologjinë. Megjithatë në kohën e fundit të veprimtiarisë së tij, ai ndikojë edhe si filozof.

Në atë kohë psikologjia sa kishte filluar të shfaqej si shkencë e veçantë. Në vitin 1879 Wundt ngriti laboratorin e parë psikologjik në Universitetin e Leipzig-ut, dmth. Institutin e parë eksperimental për psikologji. Në këtë laborator ai u përqëndrua pothuajse tërësisht në studimin shkencor psikologji, veçanërisht në studimin e eksperiencës shqisore, njerëzore-studim, që më parë i përkiste fushës së filozofisë dhe fiziologjisë. Më vonë publikon revistën "Studime Filozofike" (1883; Wundt ende e shikon psikologjinë si nëndegë të filozofisë). Publikojë edhe shumë shkrime tjera filozofike; më vonë pason "Psikologjia e Popujve" në 10 vëllime. Ai edhe në moshë mbajti shumë leksione, shkenctarë të rinjë nga SHBA, Anglia, Japani, Europa punojnë dhe promovojnë te Wundt. Në shumë fakultete ngriten Insitute Psikologjike sipas shembullit të Leipzig-ut. Pra, hyrje për gjërat psikike duhet të jetë perjetimi/eksperienca e jo metafizika. Për matjën e përjetimeve, mbresave "direkte" shqisore, në mënyrë sa më exakte, u zhvilluan shumë mjete, makina të ndryshme. Shpejtësia e reagimeve, kujtesat, ndjenjat duhej të matëshin me introspektion. Pastaj më përshkrime elementet e vetëdijës dhe lidhjet e tyre të matën/verifikohen. Qëllimi ishte krijimi i ligjëve të përgjithëshme e jo dallimi inerindividual.

Përdorimi prej Wundt-it i një drejtimi metodologjik ishte një pikëkthesë në stabilizimin e psikolgjisë si shkencë.
__________________________ ______________
Logged

Who laughs looses his smile
 
Tags:
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.