*

Lajme

May 08, 2012, 02:30:00 AM

May 08, 2012, 12:45:50 AM

Video e javës



   Shpejtesia e Google Chrome.


Diskutimet e fundit


*Ndegjoni Live: ayihRadio - OFF AIR


Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: Pesha trupore dhe roli i saj  (Read 4163 times)
« on: April 15, 2008, 02:05:46 AM »
Psycho
bombarduesi Offline
special members
Sr. Member

*****
Posts: 277




Shpesh është thënë që mbipesha e tepruar nuk i bën mirë shëndetit, por sa shpesh bëhet ajo shkaktare e vdekjes? Dhe ç’mund të thuhet rreth mbipeshës, sa mbipeshë duhet të jetë njeriu që të rrezikohet nga vdekja?

Me këto pyetje u mor kohët e fundit një grup ekspertësh dhe rezultatet e studimit të tyre ata i botuan në një revistë të njohur mjekësore këtu në Shtetete Bashkuara.

Një tjetër fakt i theksuar në studim është se megjithëse numri i amerikanëve me mbipeshë të tepruar trupore po rritet, numri i vdekjeve të shkaktuara nga mbipesha po bie, si rezultat i përmirësimeve në shërbimet e shëndetit publik dhe kujdesit mjekësor.

Mjekja Katherin Flegal pranë qëndrës amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve dhe kolegët e saj, analizuan të dhënat e grumbulluara nëpërmjet një ankete me pjesmarrjen e 30 mijë amerikanëve në mbarë vendin.

Ekspertja Flegal thotë se ata krahasuan numrin e vdekjeve mes personave nënpeshë, mbipeshë, tejet mbipeshë, e me peshë normale. Gjatë studimit u vu re se numri i vdekjeve ishte më i lartë mes personave nënpeshë dhe me mbipeshë të tepruar në krahasim me personat me peshë trupore normale. Rezultatet e studimit u botuan në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë.

Autorët e studimit arritën në përfundimin se në vitin 2000, krahasuar me peshën normale trupore, mbipesha e tepruar ishte bërë shkak për rreth 112 mijë vekje më shumë, ndërsa në krahasim me peshën normale, nënpesha trupore ishte bërë shkak për vdekjen e rreth 34 mijë personave më shumë.

 Ekspertët u befasuan nga një numër çështjesh, thotë mjekja Flegal. Një prej këtyre çështjeve ishte se nënpesha trupore ishte bërë shkak për një numër relativisht të lartë vdekjesh, veçanërisht mes njerëzve të moshuar. Ekspertët gjithashtu u befasuan nga fakti se mbipesha trupore nuk ishte bërë shkak për shtimin e numrit të vdekjeve.

Por nuk mund të thuhet kështu për mbipeshën e tepruar. Në fakt studimi tregoi se mbipesha, në krahasim me peshën normale, pati një farë ndikimi në uljen e numrit të vdekjeve. Por ekspertja Katherin Flegal pohon se duhet patur kujdes kur thuhet se mbipesha është mbrojtëse nga çfardo këndvështrimi. Kjo është një çështje përtej kufijve të këtij studimi, thotë mjekja Flegal. Ajo shton se për të kuptuar ndikimin e mbipeshës mbi vdekjen, nevojiten kërkime të tjera.

Ndërkohë, nuk është keq që çdo njeri të interesohet për të njohur se cila është pesha e tij normale. Për të përcaktuar kategoritë e peshës; nënpeshën, mbipeshën, peshën e tepruar dhe peshën normale e trupit, ekspertët morën peshën trupore e shrehur në Kilogram dhe pjestuan atë me gjatësinë trupore në katrorë, e shprehur në metra.

Zonja Flegal thotë se një person mund të hyjë në kategorinë e nënpeshës trupore kur treguesi i masës së trupit është më pak se 18. 5; në kategorinë e mbipeshës atëherë kur ky tregues është më i lartë se 25 por më i ulët se 30; me peshë të tepruar kur treguesi i masës trupore është mbi 30.
« Last Edit: April 21, 2008, 11:43:06 PM by bombarduesi » Logged

Who laughs looses his smile
 
Tags:
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

SEKSIONE   Blogu  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ | Ksalco




graphics by MakeItSimple Studios. ©2008, 2009, 2010, 2011 ayih Organization. Some rights reserved.