*

Lajme

May 08, 2012, 02:30:00 AM

May 08, 2012, 12:45:50 AM

Video e javës



   Shpejtesia e Google Chrome.


Diskutimet e fundit


*Ndegjoni Live: ayihRadio - OFF AIR


Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: Pirja e duhanit !!!  (Read 7639 times)
« on: May 01, 2008, 08:29:06 AM »
Personal Offline
Qikjo osht Gjakova!
Moderator
Hero Member

*****
Posts: 1600



Pirja e duhanit !!!

Të gjithë e dijnë se duhani është tepër i dëmshëm për shëndetin, madje ai shpie deri në vdekje. Kjo është vërtetuar më së miri nga studimet shkencore dhe statistikat e nxjerra. Në shtetet e përparuara gjenden shoqata të panumërta të cilat merren me organizimin e luftës kundër duhanit dhe në ngritjen e vetëdijes së njerëzve për dëmin e tij. Konsiderohet se në botë ka mbi 1 miliard e 500 milionë pirës duhani dhe raporti i vdekjeve të atyre që pinë duhan, kundrejt atyre që nuk pinë është 10 herë më i madh.
Duhet ditur se:- Aftësia e thithjes së oksigjenit te njerëzit që pinë duhan, pakësohet në raportin 1/6 ose 1/3 (13-33% më pak oksigjen në trup), kjo në radhë të parë dëmton trurin dhe zemrën;- Në 90% të rasteve, bllokimi i gjakut në damarë vjen si pasojë e pirjes së duhanit;- Gratë plaken 15 vjet më parë në krahasim me ato që nuk pinë duhan;- Pirja e një cigareje shkatërron rreth 2.5 miligram vitamin C në trupin e njeriut, kur dihet se kjo vitaminë ka rol kryesor në imunitetin e organizmit.

Faktet rreth dëmit nga pirja e duhanit janë të sakta, megjithate
ajo mbetet shkaku kryesor i mbytjes së njerëzve. P.sh. mbyt më tepër
amerikan se sa mbyten në aksidente trafiku tokësor ose ajror, nga AIDS, ose doza të tepruara të kokainës dhe heroinës dhe vrasje të ndërthurura. Pirja e duhanit mbyt rreth 400 000 meshkuj dhe femra për qdo vit, që përbën shkaktarin kryesor të vdekjeve në SHBA. Një në cdo të pestën vdekje është e lidhun me pirjen e duhanit dhe mesatarisht pirësit e duhanit vdesin 7 vite më herët se sa ata që nuk pijnë duhan.
Shumica e njerëzve kanë probleme për ta larguar pirjen e duhanit, pasi duhani përmban një subsancë narkotike: Nikotinën.
Tani, ja disa simptome që tregojnë se prija e duhanit është duke dëmtuar seriozisht shëndetin tënd: - frymëmarrje e vëshitësuar, dihatje- gulqitje;- lodhje;- kollë e thatë ose e përhershme;- rrjedhje e dobët e gjakut (duart dhe këmbët e ftohta);- kriza të shpeshta të fytit , ethe dhe probleme me mushkëri të tilla si Bronchitis;- lëkura e rrudhur (nga rrjedhja e pakët e gjakut).
Logged

Qikjo osht Gjakova!
 
Tags:
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

SEKSIONE   Blogu  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ | Ksalco




graphics by MakeItSimple Studios. ©2008, 2009, 2010, 2011 ayih Organization. Some rights reserved.