e Re:
Blog
-u [beta]
ayih Organization
Register
Login
_Kreu
Artikuj
Galeria
Tage
Kerko
Members
Lajme
OLPC XO prej tash edhe me Windows XP
nga
JonSaraqini
Today
at 07:52:19 PM
Hakerët sulmojnë mbi 500.000 lokacione uebi në mbarë botën
nga
JonSaraqini
Today
at 07:48:18 PM
Video e javës
2 mije frejma n'sekond.
Diskutimet e fundit
No Premium ?!!!
by
daBaki.
[
Today
at 09:28:47 PM]
[Pytje] rreth linux dishk...
by
daBaki.
[
Today
at 08:24:39 PM]
[Bisedë] Kqyrni qka do me...
by
daBaki.
[
Today
at 08:17:46 PM]
Windows Vista në shqip
by
daBaki.
[
Today
at 08:10:57 PM]
OLPC XO prej tash edhe me...
by
JonSaraqini
[
Today
at 07:52:19 PM]
Hakerët sulmojnë mbi 500....
by
JonSaraqini
[
Today
at 07:48:18 PM]
mrekulja e high speed cam...
by
bombarduesi
[
Today
at 02:50:15 PM]
fjalori i informatikes a-...
by
heroidi
[
Today
at 01:52:43 PM]
Qe nja 50 foruma ku muni ...
by
heroidi
[
Today
at 01:21:48 PM]
Handy Drive Fujitsu 400GB
by
JonSaraqini
[May 16, 2008, 02:52:37 PM]
Muzike
ayih Organization
Zona jeshile
Shkencat tjera
(Moderator:
JonSaraqini
)
Psikologjia
Pages: [
1
] |
Go Down
« previous
next »
Send this topic
|
Print
Topic: Psikologjia (Read 331 times)
Psikologjia
« on: April 15, 2008, 01:55:55 AM »
Psycho
bombarduesi
Online
special members
Full Member
Posts: 137
Definicioni i vjetër që psikologjia është shkenca mbi shpirtin është i pamjaftueshëm. Sepse ai në fakt vetëm shpjegon prejardhjën e fjalës „psikologji“. Pra sipas domethënies së fjalëve të përngjitura greqishte „psyhe = shpirt“ dhe „logos = shkencë“. Por psikologjia është më shumë se vetëm një shkencë mbi shpirtin, mbi jetën e brendshme të njeriut. Jeta shpirtërore e njeriut ka edhe anën e jashtme.
Nga pikëmpamja e sotme konceptohet psikologjia si shkencë, e cila hulumton proceset dhe gjendjet e vetëdijshme si dhe arsyet dhe ndikimit e tyre.
Psikokologjia është shkenca e sjelljes dhe e kognicionit (njohjes). Sjellja përgjithësisht përkufizohet si gjithëçka që ne bëjmë, sidomos nëse kjo mund të vëzhgohet prej të tjerëve. Kognicioni, përfshin proceset mendore, si p.sh. të menduarit, të perceptuarit, të ëndërruarit, kujtesën etj. Këto procese njohëse zakonisht nuk mund të vëzhgohen por shpesh hulumtohen përmes eksperimenteve (vetëraportimeve, pyetësorëve etj).
Psikologjia mund të definohet, apo përshkruhet edhe përmes katër qëllimeve të saja. Katër qëllimet, apo katër fushat themelore të psikologjisë janë: përshkrimi, parashikimi, kontrolli si dhe shpjegimi.
Pyetjes së çfarë është psikologjia, sot mundesh ti përgjigjësh edhe përmes përshkrimit të disa prej degëve të saj. Ato ilustrojnë më së miri ndryshueshmërine që ekziston sot në psikolgji. Katër nëndeget kryesore te psikologjisë janë: Psikologjia sociale; Psikologjia e përgjithëshme; Psikologjia klinike si dhe Psikologjia aplikative. Duhet të theksohet se psikologjia si shkencë apo si lëndë dita më ditë është duke u ndarë në degë të reja. Dega e psikologjisë ka momentalisht rreth 50 seksione, nëndegë të ndryshme të cilat hulumtojnë aspekte të jetës sonë.
«
Last Edit: April 15, 2008, 02:16:54 AM by bombarduesi
»
Logged
Who laughs looses his smile
Re: Psikologjia
« Reply #1 on: April 15, 2008, 01:42:04 PM »
Think Different ;) !
idrEnB
Offline
Somewhere I Belong!
special members
Full Member
Posts: 195
A munesh mem kalxu sakte per termin sociologji?
Suksese!
Logged
Sometimes Just Sometimes, I Think Fuck You All...
Re: Psikologjia
« Reply #2 on: April 15, 2008, 03:18:46 PM »
Psycho
bombarduesi
Online
special members
Full Member
Posts: 137
Quote from: idrEnB on April 15, 2008, 01:42:04 PM
A munesh mem kalxu sakte per termin sociologji?
Suksese!
Dren më fal se nuk e kisha parë postimin tuaj rreth kërkesës që më kishe bëre për nocionin "sociologji". Ndërkaq më poshtë u mundova që të japi një përkufizim sado modest dhe të shkurtër mbi çështjen e shtruar.
Fjala Sociologji rrjedh nga bashkimi i fjalës Latine “Socius“ që do të thotë “shoqërues“ dhe fjalës Greke “Logos“ që do të thotë “Shkencë” ) është shkencë e cila merret me studimin e shoqërisë njerëzore dhe të dukurive të saja. Problemet, fenomenet dhe konfliktet shoqërore apo ndërnjerëzore janë pjesa qëndrore e studimeve sociologjike.
Si shkencë e veçantë, sociologjia zyrtarisht njihet aty nga fundi i shekullit të XIX. Ajo u shkëputë si shkencë e veçantë në atë kohë nga filozofia, shkencat ekonomike, etnografia. Zanafila e krijimit të saj si shkencë është e lidhur ngushtë me zhvillimet e shoqërisë qytetare në Europën e shekullit të XIX, si dhe me industrializimin progresiv. Mendimtarët e hershëm dhe ata të mesit të shekullit të XIX; si Henri de Saint-Simon, Karl Marx, Herbert Spencer, edhe sot e kësaj dite llogariten si mendimtarët klasik të sociologjisë.Emërtues i sociologjisë ishte shkencëtari francez Auguste Comte me librin e tij (Système de politique positive, ou Traité de sociologie, instituant la religion de l'humanité
Me fjalë tjera:sociologjia është studim i jetës së grupeve shoqërore, sociologjia është studim sistematik i shoqërisë njerëzore, sociologjia është shkencë, në kuptimin që ajo nënkupton metodat sistematike te studimit dhe vlerësimit te teorive nën driten e fakteve dhe argumenteve logjike, sociologjia është një studim sistematik i jetës shoqërore, grupeve shoqërore dhe shoqërive, me theks te veçantë në shoqëritë moderne, te industrializuara, etj. Me të mira.
Logged
Who laughs looses his smile
Re: Psikologjia
« Reply #3 on: April 15, 2008, 04:00:18 PM »
Think Different ;) !
idrEnB
Offline
Somewhere I Belong!
special members
Full Member
Posts: 195
Faleminderit, per rikthimin e pergjigjjes..
Gjithe te Mirat Bombardues!
Edhe dishka, ndoshta edhe po tregona naiv ne kete rast, po pe kam qef mi dit se ne qoft se nuk kish me egzistu sociologjia, qka kish me qen me shume per njerzimin e qka ma pak per njerzimin, ose me shkrut po du me dit se kur futet ne jet sociologjia edhe qfare te mirash kam une prej saj si shkence..
Faleminderit edhe nje here dhe shprehi keqardhje ne qoft se e kom llaperqit punen me ket pytje...
Suksese!
Logged
Sometimes Just Sometimes, I Think Fuck You All...
Re: Psikologjia
« Reply #4 on: April 16, 2008, 01:18:11 AM »
Psycho
bombarduesi
Online
special members
Full Member
Posts: 137
Quote from: idrEnB on April 15, 2008, 04:00:18 PM
Faleminderit, per rikthimin e pergjigjjes..
Gjithe te Mirat Bombardues!
Edhe dishka, ndoshta edhe po tregona naiv ne kete rast, po pe kam qef mi dit se ne qoft se nuk kish me egzistu sociologjia, qka kish me qen me shume per njerzimin e qka ma pak per njerzimin, ose me shkrut po du me dit se kur futet ne jet sociologjia edhe qfare te mirash kam une prej saj si shkence..
Faleminderit edhe nje here dhe shprehi keqardhje ne qoft se e kom llaperqit punen me ket pytje...
Suksese!
Jo hiq gjë Dren pyetje shumë me vend,normal jeni kurreshtar të dini më shumë nga kjo lëmi për mua kjo është OK.
Së Pari po i referohem pyetjes suaj...Shikuar në këtë këndvështrim mund të themi me plotë mendje se sociologjia (pikëpamjet sociologjike) lindi së bashku me njeriun sa do primitiv që do mund të ishte ai dhe si e tillë u zhvillua përkitazi shvillimit, intelektualizimit emancipimit, etj. të racës njerëzore. Ndër të tjera mund të themi se sociologia është e pandashme nga përditshmëria jonë dhe është e lidhur reciprokisht me vetjetën e njerëzve marrë në konsideratë të gjithë shoqërine njerëzore të kësaj bote.
Nga se u tha më lartë mund të konkludojmë se shoqëria njerëzore as që mund të mendohet se do të kishte mundësi së ekzistuari pa aplikimin e pikëpamjeve pothuajse të gjitha shkencave sociale (shoqërore) e në veçanti këtu zë vend sociologjia, ngase për dallim nga të gjitha shkencat e tjera sociale ajo ka një shtrirje mund të themi më multidimensionale në jetën (jetesën) e njerëzve këtu pra, shifet ai ndikimi i saj tek neve.
Nga kjo që perifrazova deri më tash lidhur me këtë çështje e duke marrë gjithënjë parashysh pyetjen tuaj Dren;mnd të them se të mirat që neve na i atribuon shkenca e sociologjise marrë në përgjithësi janë tejet evidente ne përditshmërinë tonë. Pra,nga kjo nënkuptojmë dhe duhet ditur se sociologjia është pjesë e personalitetit tonë dhe rolit tonë si individë në shoqëri; gjithnjë duke interferuar ( futur, ndikuar, penguar, etj.) është fjala për sociologjinë dhe pikëpamjet e saja) në: veprimin social, interaksionin social, shkëmbimin e përvojave tona në aspektin social, ndryshimin social, mobilitetin social, strukturën sociale,pushtetin social, eitat apo grupet e zgjedhura sociale , grupet e rëndomëta, rolin e atyre grupeve në jetën socale, klasat shoqërore, dhe si rezultat në fund të gjitha këto Dren qojnë drejtë progresivitetit dhe socialisimit(shqërorizimit)të mbarë shoqërisë njerëzore.
Dren shpresoj se me këtë postim timin keni marrur përgjigjen e kërkuar ani pse nuk jam sociolog, kam njohuri edhe nga kjo fushë, sepse sociologjia dhe psikologjia janë të lidhura shumë ngushtë me njëra tjetrën dhe rrahin po të njejëtin problem( njeriun) dhe jetën e tij në aspekte të ndryshme. Tashmë këto dy lëmi janë shkenca më vete dikur disiplina shkencore, pra motra të lindura nga e njëjëta nënë, nga filozofia.
Ju falemnderit për pyetjen e bërë me vend, e cila m'dha mundësinë t'i përgjigjem e që besoj se përgjigja ime do zgjojë shumë kërshërinë tek anëtarët e ayih dhe më gjerë.
Me të mira tung.
«
Last Edit: April 16, 2008, 01:19:44 AM by bombarduesi
»
Logged
Who laughs looses his smile
Re: Psikologjia
« Reply #5 on: April 17, 2008, 03:09:56 PM »
Think Different ;) !
idrEnB
Offline
Somewhere I Belong!
special members
Full Member
Posts: 195
Faleminderit bombardues per pergjigjjen, me sa kuptova une ne vet jemi ne nje far menyre sociolog ne veti, m`varet se si e drejtojm jeten..
Kalo Mire, edhe pernime me n`fund morra vesh se shka pe don me thon sociologjia..
Suksese!
Logged
Sometimes Just Sometimes, I Think Fuck You All...
Re: Psikologjia
« Reply #6 on: April 28, 2008, 06:01:47 PM »
VIVA IL CINEMA.™
theDirector3
Online
Administrator
Sr. Member
Posts: 313
bombardues faleminderit per shpjegimin,
Logged
Thoughts lead to -- words
Words lead to -- actions
Actions lead to -- habits
Habits lead to -- character
Character leads to --
destiny
.
Tags:
Pages: [
1
] |
Go Up
Send this topic
|
Print
« previous
next »
Jump to:
Please select a destination:
-----------------------------
Shkarkime
-----------------------------
===> shqip
===> filma shqiptare
-----------------------------
Programim
-----------------------------
=> Gjuhët programuese
===> Java
===> .NET
===> C dhe C++
===> Visual Basic
=> Skriptim dhe standarde uebi
===> HTML
===> PHP
===> ASP
===> XML
===> JavaScript
===> CSS
===> JSP
===> CGI
===> DHTML e XHTML
===> RSS
===> Ruby
=> Databazë
=> Administrimi i projekteve
-----------------------------
Softuer
-----------------------------
=> Sisteme operative
===> Microsoft
===> Apple
===> Linux
===> Unix
===> OS/2
===> SO tjera
=> Dizajn dhe multimedia
=> Zhvillim uebi
=> të tjera:
-----------------------------
Harduer
-----------------------------
=> Kompjuterë
===> Desktop
=====> Apple
===> Laptop
=> Përbërës (komponente)
=> Aparate të jashtme (shtesa)
=> të tjera:
===> Apple (aparatet)
===> Paisje të dorës / PDA
===> Paisje rrjeti
===> Paisje për ruajtje të informacionit
-----------------------------
Rrjeta
-----------------------------
=> Rrjeta pa tel
=> Serverë
=> Rrjetat tjera
-----------------------------
Zona jeshile
-----------------------------
=> Shkencat tjera
=> Shqipe
=> Artistique
=> Humor
=> ZONË E LIRË
-----------------------------
albanian young intelligent hackers
-----------------------------
=> Pyetje
=> Lajme
=> Tips & Tricks
Komuniteti i Teknologjise se Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, teknologji, programim, albania albanian technology, kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqip, filma shqiptare, programe shqip, tutoriale, zone e lire, xxx zona.
Loading...