Lajme
nga leoo
Today at 05:47:44 PM

nga leoo
Today at 05:44:38 PM
Video e javës


   CPU vs. GPU.


Diskutimet e fundit
by leoo
[Today at 05:47:44 PM]

by leoo
[Today at 05:44:38 PM]

[Today at 03:14:38 PM]

[Today at 10:28:52 AM]

[Today at 02:16:00 AM]

by leoo
[September 05, 2008, 11:29:56 PM]

[September 05, 2008, 04:36:54 PM]

[September 05, 2008, 04:36:03 PM]

[September 05, 2008, 04:34:39 PM]

[September 05, 2008, 04:33:50 PM]

*Interesante: Yjet gjigand.

Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: Qfarë janë Fobitë  (Read 217 times)
« on: April 07, 2008, 06:51:28 AM »
Is it possible for one idea to change the world?
heroidi Online
Rock N' Roll
Hero Member

*****
Posts: 590



Të gjithë njerëzit kanë frikë. Sigurisht edhe ti. Frika ka lindur para trimërisë-thotë populli. Ky nuk është problem, pasi me kalimin e rrezikut, kalon edhe frika. Po kur rreziku kalon dhe ty vazhdon të të shoqërojë frika? Po kur frika jote nuk justifikohet realisht nga rreziku që e ka shkaktuar atë? Atëherë ky është një problem. Nëse një problem i tillë bëhet i qëndrueshëm tek ti, duke u përsëritur sa herë takohesh me një situatë të veçantë, atëherë mund të përshkruhesh si fobik. Të shohim shkurtimisht çfarë thonë psikologët për fobitë dhe personat fobikë.
Fobitë janë frikëra të qëndrueshme dhe të paarsyeshme ndaj një objekti, aktiviteti apo situate të veçantë. Ato nuk kanë justifikim real, apo e tejkalojnë justifikimin real rreth këtyre frikërave. Njerëzit fobikë përshkruajn të kenë frikë nga insektet, kafshët, errësira, lartësia, fluturimi, të folurit në public, etj. Ata janë të bindur se do t’u ndodhë diçka shumë e keqe, nëse detyrohen të përballen me atë që kanë frikë, pa patur mundësi për t’u shmangur, apo larguar. Viktima e këtyre frikërave, ndërton lloj-lloj filozofishë e strategjish të forta shmangëse, për të përballuar frikën. Një pjesë e madhe e njerëzve, sidomos të rinjtë, për të ulur nivelin e frikërave të tilla, përdorin lëndë të ndryshme, të dëmshme, si alkoolin, duhanin dhe lloje të ndryshme narkotikësh.
Personat që vuajn nga fobi të ndryshme janë të vetëdijshëm për paarsyeshmërinë e frikës. P sh. Njerëzit që kanë frikë nga ashensori, e dinë që shumë njerëz ngjiten e zbresin çdo ditë me ashensor, pa u dëmtuar, megjithatë ata kanë frikë ta përdorin.
Fobitë ndikojnë ndjeshëm në aktivitetin e individit p.sh. nëse objekti, apo situate e frikshme shmanget me lehtësi, personi pranon të heqë dorë nga qëllimi që kishte, mjafton që të mos provojë frikën, apo sikletin në të cilin e hedh ajo situatë (p.sh. nuk merr pjes në festën për kku ishte nisur duke gjetur një justifikim). Nëse objekti, apo situatat e frikshme nuk mund të shmangen, personi përjeton frikë e panik të pakontrollueshëm, duke e bërë të pa mundur vazhdimin normal të aktivitetit të tij.
Personat me fobi, zakonisht, provojnë shqetësime të konsiderueshme, si, pagjumësi, reagime kompulsive, dridhje djersitje, rrahje të forta të zemrës, takikardi, humbje ndjenjash, mpirje, tharje të gojës, shtrëngim në kraharor, dhimbje koke, djegësim stomaku, urinim i shpeshtë ose e kundërta ekstreme, diarre, dobësim i përkohshëm i shikimit, etj. Tek personat fobikë bie ndieshëm dëshira për të kryer aktivitete, më të cilat ato mendojnë se mund të ndeshen me objektin apo situatën, nga e cila kanë frikë.
Çrregullimet fobike janë tre llojesh:
1- Agorafobia
2- Fobia Sociale
3- Fobia Specifike.
Personat me agorafobi trëmben nga të qënit në situata, nga të cilat largimi në rast “rreziku” është i pamundur, a poi vështirë, prandaj ato i shmangin këto situate ose kërkojnë të jenë gjithmonë të shoqëruar nga njerëzit e tyre të besuar, i cili do t’i ndihmojë, pa i vënë në siklet, që të largohen, nëse shfaqen simptomat e panikut.
Njerëzit që vuajn nga fobia sociale kanë frikë të gjënden në qëndër të vëmendjes së të tjerëve dhe të kryejn veprime të ndryshmë në këto kushte (p.sh. të mbajnë fjalime), kurse fobitë specifike lidhen me frikëra nga situate specifike, nga të cilat personi ka frikë.
Nga fobia janë të prekur rreth 10% e popullsisë botërore, ku pjesa më e madhe vuajnë nga fobia sociale (rreth 7%).
Logged

AYIHbe a part of the community keep it real.
« Reply #1 on: April 09, 2008, 09:33:08 PM »
Psycho
bombarduesi Online
special members
Full Member

*****
Posts: 218



Quote
Viktima e këtyre frikërave, ndërton lloj-lloj filozofishë e strategjish të forta shmangëse, për të përballuar frikën. Një pjesë e madhe e njerëzve, sidomos të rinjtë, për të ulur nivelin e frikërave të tilla, përdorin lëndë të ndryshme, të dëmshme, si alkoolin, duhanin dhe lloje të ndryshme narkotikësh.
Personat që vuajn nga fobi të ndryshme janë të vetëdijshëm për paarsyeshmërinë e frikës. P sh. Njerëzit që kanë frikë nga ashensori, e dinë që shumë njerëz ngjiten e zbresin çdo ditë me ashensor, pa u dëmtuar, megjithatë ata kanë frikë ta përdorin.
Fobitë ndikojnë ndjeshëm në aktivitetin e individit p.sh. nëse objekti, apo situate e frikshme shmanget me lehtësi, personi pranon të heqë dorë nga qëllimi që kishte, mjafton që të mos provojë frikën, apo sikletin në të cilin e hedh ajo situatë (p.sh. nuk merr pjes në festën për kku ishte nisur duke gjetur një justifikim). Nëse objekti, apo situatat e frikshme nuk mund të shmangen, personi përjeton frikë e panik të pakontrollueshëm, duke e bërë të pa mundur vazhdimin normal të aktivitetit të tij.
Personat me fobi, zakonisht, provojnë shqetësime të konsiderueshme, si, pagjumësi, reagime kompulsive, dridhje djersitje, rrahje të forta të zemrës, takikardi, humbje ndjenjash, mpirje, tharje të gojës, shtrëngim në kraharor, dhimbje koke, djegësim stomaku, urinim i shpeshtë ose e kundërta ekstreme, diarre, dobësim i përkohshëm i shikimit, etj. Tek personat fobikë bie ndieshëm dëshira për të kryer aktivitete, më të cilat ato mendojnë se mund të ndeshen me objektin apo situatën, nga e cila kanë frikë.

Nuk mendoj ashtu ngase ajo qfarë theksuat juve nuk iu përgjigjet fobive, por simptomat që keni përmendur kanë të bëjnë me disa simptoma te qregullimeve të shumëta psikike dhe me disa tipe te depresionit te rëndë siq është platoa (humbja e vullnetit për të kryer aktivitete të caktuara)etj.ndër të tjera njerëzit që kanë fobie mund të gëzojnë shëndet të plotë Psiko-fizik. Pra këtu s'kemi të bëjmë me kurrfarë viktimash ngase fobiet mbesin vetëm në epitetin e frikës sepse, nuk janë sëmundje apo ndonjë qrregullim psikik. 
 
Fobi-a f. (greq. phobia=frikë, frikë e sëmurë te disa individë ndaj objekteve dukurive, ndaj situatave, etj të cilat ushtrojnë ndikim normal te individi. Ndjenja e paarsyeshme e frikës ndaj tyre tregon rezistencë ndaj ndryshimeve të saj. Reagimet fobike të individitjanë simptomë e neurozitetit të tijdallohen shumë lloje fobishë. ndërkaq kryesoret janë ato te sipërpërmendurat nga Heroidi , ku kë to lloje ndahen ne shume nëntipe fobishë që ta kuptoni më lehtë mund t'u them se pothuajse ne qdo sferë dhe aspekt jetesor apo aktivitet mund të jenë të pranishme llojet gjegjëse të fobieve.
Pakëz ndihmë nga unë Heroid besoj se nuk të vie keq e qmoj shumë Përpjekjen tuaj rreth shpjegimit të dukurive fobike. Mirëpo, e pashë të arsyeshme të shtoj diq në këtë topic ngase edhe ashtu me profesion jam Psikolog. Ndërkaq për sa u përket sqarimit të nentipeve të shumëta te fobieve unë mendoj që ato duhet të jenë topica në vete ngase ka shumë qka të flitet për to. Me të mira     
« Last Edit: April 10, 2008, 10:51:23 PM by bombarduesi » Logged

Who laughs looses his smile
 
Tags:
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.