*

Lajme

May 08, 2012, 02:30:00 AM

May 08, 2012, 12:45:50 AM

Video e javës



   Shpejtesia e Google Chrome.


Diskutimet e fundit


*Ndegjoni Live: ayihRadio - OFF AIR


Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: Të thithurit e Duhanit dhe ruajtja e shëndetit  (Read 4025 times)
« on: May 01, 2008, 08:41:43 AM »
Personal Offline
Qikjo osht Gjakova!
Moderator
Hero Member

*****
Posts: 1600



Të thithurit e Duhanit dhe ruajtja e shëndetit

Në grupet e narkomanisë, si shprehi negative, sidomos tek të rinjtë, bën pjesë edhe teë thithurit e duhanit apo tymosja.

Të thithurit e duhanit apo narkomania nikotine, sot është shumë e përhapur në popull e sidomos tek te rinjtë e të rejat në moshën shkollore, kjo shprehi (veti) negative për jetën e njeriut, por përkrah intenziteti nuk është e rrezikshme sa që është narkomania, sepse duhani nuk len pasoja të rrezikshme në organizmin e njeriut, psikofizika, siç ka të konsumuarit e narkomanisë (kanabisi, marihuana etj.)

Duhani, që sot e përdorin një numër i madh njerëzish, prejardhjen e ka nga Amerika Jugore, e cila bimë më vonë u përhap edhe në Evropë që nga viti 1560. Kjo bimë, gjethet e së cilës u bënë shumë të këndshme për thithje e pastaj u bë „modë“ për tymosje, merr karakter „priviligues“ e satisfakcion erotik-oral. Sot përdoret si shprehi kënaqësie (eufori) mirëpo, kjo eufori zgjatë një kohë të shkurtër, si disponim tek personat qe e perdorin, a në realitet, len pasoja të rrezikshme në organizmin e njeriut.

Ekspertët që merren me studimin e thithjes së duhanit, kanë ardhë në përfundim se 65% e konsumojnë meshkujt ndërsa 35% femrat.

U fol se, pasojat janë të mëdha për ata që e thithin duhanin, kur e dijmë se në një cigare duhani përmban 1.5% nikotinë (katrani i duhanit). Të thithurit e duhanit, nuk ndikon njësoj tek të gjithë duhangjinjtë. Pse ?

Disa vetëm tymosin e disa thithin tymin, kuptohet se tek ata persona nikotini ndikon thellë në organizmin e kështu që më vonë paraqiten sëmundje të rënda e me pasoja siç janë: të kolliturit e tepërt, pengesa ne frymemarrje, prishja e dhëmbëve, sëmundjet në mëlqi, sëmundjet kardio-vaskulare, ndryshimet në anatominë e sistemit etj. E çka është edhe më e rrëzikshme, sëmundjet malige (karsinoma (raki)).

Se sa është e dëmshme të thithurit e duhanit, ekspertët kanë bërë prova të ndryshme. Disa eskpert françez, kanë bërë prova tek disa kafshë (sisarë), në organet e mbrendshme të atyrë kafshëve kanë futur nikotinë. Gjatë zhvillimit të embrioni, janë paraqitur anamali, kështu që të vegjëlit e atyrë kafshëve, kanë lindur me pasoja, të meta.

Poashtu prova eksperimentale janë bërë edhe tek disa femra të reja gjatë shtatëzanisë, ku gjithashtu është vërejtur se në zhvillimin embrional janë paraqitur anomali tek foshnjet ende te palindura, ose më vonë janë paraqitur sëmundje të ndryshme në pikëpamje psik-fizike, në ndërtimin e anatomisë trupore, hendikepike etj.

Pra, na mbetet si porosi e ekspertëve, që sa është e mundur t`iu shmangemi të thithurit e duhanit që është sëmundje aq e rrezikshme për jetën e të rinjëve. Gjer më sot, janë bërë shumë përpjekje për t`iu shmangur të thithurit e duhanit, por shumë pak është arritur në këtë fushë, përkundër të rinjtë dhe të rejat atë po e përdorin edhe më shumë.

Duhet përmendur një gjë, se sot të rinjtë që po përdorin të thithurit e duhanit, është e vetmja gjë që i stimulon ata, joangazhimi në punë. Në vend që të angazhohen në punë, ata-ato kohën e lirë po e kalojnë nëpër kafiqe, ku përdoren pije të ndryshme. Por deri diku kanë arsye sepse kushte te tjera nuk kanë e te vetmin „aheng“ të rinjtë e ndijnë në lokalet ku përdoret duhani dhe pijet tjera alkoolike.

Shoqëeria jonë, sot me krijimin e disa kushteve, me qëllim t`iu flitet të rinjëve për pasojat, problemet në lidhje me:

Të formohet një grup ekspertësh në nivel të komunës, nga këto profesione si: mjek, pedagog, defektolog, punëtorë, social, arsimtarë, jurist, ekonomistë, si dhe profile të tjera që munden me dhëne kontributin e tyre për të bërë një organizim të mirë, e së paku një herë në muaj me u takuar dhe ndërruar mendimet në lidhje me këto probleme që u cekën edhe më lart, që të zbutet gjendja apo është duke u rritur. Këtë po e cekim me qëllimsepse në komunë ka nevoj që të formohet një këshill sepse në mesin tonë ka fëmijë të lanun pas dore, familje të lanuna pas dore mos të cekim edhe delikuentët.

Gjitha këto që u përmendën, kanë karakter preventiv, e detyrë e jona është të kontibojmë prindërve tanë, familjeve tona, se vetëm me anë të këtyre metodave, mendoj se mundemi me e zbutur gjendjen. Këto punë duhet kryer në mënyrë humane dhe me vullnetë të mirë. Dhe lexues të nderuar, mendoj se jeni dakord me këtë që kam propozuar. Së paku të fillojmë iniciativën, dhe mendoj se ate më së miri do ta bënte redaksia e „Jehonës“

Vehbi M. Hyseni, Nasalcë

Defektolog
Logged

Qikjo osht Gjakova!
 
Tags:
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

SEKSIONE   Blogu  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ | Ksalco




graphics by MakeItSimple Studios. ©2008, 2009, 2010, 2011 ayih Organization. Some rights reserved.