Toshiba ka paraqitur laptopin e saj të fuqishëm Satellite WXW të dedikuara për adhuruesit e lojërave kompjuterike dhe u ka ofruar atyre lëvizshmëri të lojës.Siç dihet, llojet e këtyre laptopëve, nuk bien në “kategorinë e lehtë”, andaj Toshiba e re është pajisur me komponentë kulmorë. Monitor wide screen prej 17 inçësh, me rezolucion prej 1.680 X 1.050 piksela dhe disk të fortë prej 120 GB, ndikojnë në masën dhe dimensionet e tij.
Për shfaqje kualitative grafike, të lojërave më të reja, përkujdeset kartela grafike GeForce 8700M GT në mënyrë SLI të punës e cila jep performansa kulmore andaj, lojtarët do të pajtohen me dimensionet e mëdha dhe masën e madhe të këtij laptopi.
Në të do të integrohen procesori, Intel Core 2 Duo T7300, i bazuar në platformën e Intelit Santa Rosa, 2.0Ghz, po ashtu është integruar edhe memoria DDR2 prej 1GB, derisa maksimalja që mund të integrohet në të është 4GB.
Me të gjitha këto komponentë të integruara dhe mundësitë të cilat ofron mund të pritet një kohëzgjatje e dobët e baterisë, prej vetëm një ore kohë. Pasi që këta kompjuterë bien në një grupim specifik, ashtu do ta kanë edhe çmimin, i cili do të jetë rreth 1.900 euro.
Niher per niher kjo lloj "Bishe" per lorja gjindet vetem ne Japoni (pritet se shpejti mu distributu neper tere boten)