Ujë për shëndet
"Kush është i sëmurë, ka etje?- kjo thënie vërteton se shumica e aneksave, kanë burimin nga marrja në sasi të vogël të lëngjeve.
Shtrohet pyetja: ç? lloj lëngjesh duhet pirë? Ujë nga ujësjellësi apo ujë mineral të/pa gazuar?! Atëherë të marrim më mirë ujë mineral? Po dhe jo, pasi është në pyetje çmimi. Lëngjet e pemëve dhe perimeve përmbajnë në fakt shumë vitamina dhe minerale, por edhe sasi të lartë sheqeri. Kafja dhe çaji të merren vetëm në masë të caktuar, pasi këto sikur pijet alkoolike largojnë nga trupi sasi të madhe uji.
Sigurisht që dini se njeriu mund të jetojë rreth një muaj pa ushqim, por vetëm 5 deri në 7 ditë pa ujë! Uji është lëng pa erë, pa shije dhe pa ngjyrë. Njeriu humb çdo ditë rreth 1.5 deri 2.5 litra ujë, gjë që duhet zëvendësuar me anë të pirjes së rregullt të ujit. Diku rreth 1.3 litra largojmë me urinim, 1 litër me anë të lëkurës dhe frymëmarrjes dhe rreth 300 ml me anë të jashtëqitjes. Rreth 2/3 e peshës trupore e përbën uji. Kjo sasi uji nuk është e njejtë tek të gjithë, varet nga mosha dhe gjinia.
Nga mungesa e ujit rritet rreziku i sëmundjes së veshkëve, bllokimi dhe infeksioni i rrugëve të urinimit, lëkura dhe mukoza thahet, që mundëson depërtimin më të lehtë të virusëve dhe bakterieve në mbrendi të trupit. Gjatë temperaturave të larta, aktiviteve të rënda fizike, diaresë dhe etheve, shtohet nevoja për ujë. Ata që djersiten shumë, ata që shpesh janë në lëvizje e udhëtim ose ata të ciltë me kënaqësi shkojnë në saunë, duhet të llogarisin se duhet shtuar sasinë e ujit deri më tri herë!
Etja shkaktohet kur trupi ynë ka humbur më shumë se 0.5 % të peshës në formë të ujit, d.m.th. një person që peshon 70 kg. ndjen etje pas një humbje prej 350 ml te ujit. Shpesh ndodh që kjo ndjesi të mos përceptohet e sidomos në pleqëri, kur bie aktiviteti i qelizave dhe receptorëve që përceptojnë etjen.
Në gjendje stresi fare pak mund të përceptojmë etjen, që ka për pasojë zvogëlimin e koncentrimit dhe shfaqjen e lodhjes. Shkaktarë i shpeshtë i kokëdhembjeve është uji i pakët në organizëm.
Uji ndihmon të humbni në peshë, pa marrë parasysh se ç? lloj diete mbani. Uji nuk përmban kalori, por ama ndihmon në harxhimin e energjisë p.sh. ata që pinë 1.5 deri 2 litra ujë (edhe ata që vuajnë nga mbipesha) në ditë bëjnë djegien e 100 kilokalorive ( rreth 7000 kcal permban 1 kg ind djamor). Gjatë çdo ngrënie, shoqëroni ushqimit lëngje, e veçanërisht preferohet 0.5 l ujë (jo të ftohtë) para ushqimit, sepse mbush lukthin dhe stimulon metabolizmin.
Varësisht nga mbingarkesat dhe aktivitetet fizike që kryejnë individë të caktuar, marrja e lëngjeve në sasi të madhe është e domosdoshme. Sportet e ndryshme dhe kohëzgjatja e stërvitjeve, bën që një sportist të humb 1 deri në 4 litra lëngje me anë të djersëve!
|