V I A G R A
Bar i mrekullueshëm! Rreth 30 milion njerëz në SHBA (edhe më tepër në tërë botën) vuajn nga impotenca, e cila është paaftësi e arritjes/mbajtjes së erekcionit. Viagra, shumë shpejt u bë një fenomen…një zbulim aktual për trajtimin e dis-funksionit erektil (DE) mashkullor. Është tabletë e favorshme, që merret vetëm kur dëshironi të keni mardhënie me partneren. Kjo u mundëson meshkujve që të arrijn dhe të mbajnë një erekcion, kur ata të jenë të ngacmuar seksualisht, qoftë fizikisht ose me anë të të pamurit.
Cili është roli i Viagra-s në ktë rast?!
Kur mashkulli është I ngacmuar seksuliasht, arteriet në penis relaksohen dhe zgjërohen, që mundëson më shumë gjakë të rrjedh në organin mashkullor. Pasi arteriet të jenë relaksuar, venat të cilat normalisht e mbartin gjakun prej penisit, kompresohen, duke kufizuar rrjedhjen e gjakut. Sa më shumë gjak të hyn në organin mashkullor dhe aq më pak të mundësohet kthimi i tij me anë të sistemit venoz, pason rritja e penisit, duke rezultuar në erekcion. Viagra e rrit rrjedhjen e gjakut për në penis, kështu që kur mashkulli është i nxitur seksualisht, ai mund të arrij erekcionin.
Sa e suksesshme është Viagra?
Statistikat janë shumë impresive. Viagra përmirëson erekcionin në cdo 5 veta, 4 prej tyre të sukseshëm ose shprehur në përqindje në mbi 82% të pacientëve të ciltë përdorim Viagra, pamarrëparasysh se sa kohë kanë DE, cka e shkakton ate, ose mosha. Viagra është vetëm për pacientë me DE (disfunksion erektil- crregullime të organit erektil mashkullor). Nuk bën të përdoret për të porsalindurit, fëmijët dhe femrat. Nëse vendosni të përdorni Viagra, së pari duhet të konsultoni mjekun për gjendjen tënde shëndetësore, nëse zemra juaj është e shëndoshë- nëse përdorni nitrate, sip sh nitroglicerinë( ilaç i rëndomtë për mjekimin e dhembjeve në gjoks- angina), atëherë KURRË MOS MERR VIAGRA! Nëse nuk je i sigurt se barërat tua përmbajn nitrate, atëherë pyete mjekun ose farmacistin, por duhesh të kuptosh se me Viagra, ju duhet të jeni të stimuluar seksualisht për të fituar erekcionin. Nëse ju merrni Viagra dhe nuk jeni të stimuluar seksualisht, asgjë nuk do të ndodh. NUK DO TË ARRINI EREKCIONIN THJESHT VETËM ME MARRJEN E PILULËS. Viagra nuk është hormon apo nxitës! Ajo duhet të merret përafërsisht 1 orë para së të filloni aktin seksual. Për shumicën e përdoruesve, efekti i saj fillon për 30 minuta dhe mund të zgjas mbi 4 orë. Ajo merret në doza të ndryshmë (25 mg, 50 mg, dhe 100mg.), Mjeku juaj ju cakton dozën e saktë, nëse ju doni të i shmangeni efekteve anësore. Në përgjithësi rekomandohet të merrni Viagra vetëm një herë mbrenda dite. Disa nga efektet anësore: kokëdhembje, temperaturë dhe crregullime të stomakut. Shpeshëherë edhe me dobësim në të pamurit ose ndjeshmëri ndaj dritës. VIAGRA me të vërtetë është bar i mrekullueshëm. Këtë e vërteton edhe interesimi shumë i madh i meshkujve për të gjetur këtë bar, gjë që ka ndikuar qe web- faqe të shumta të internetit të shesin Viagra Online.
|