Video e javës


   iPhone-i nuk prishet dot!
Diskutimet e fundit
[Today at 09:34:06 PM]

[Today at 09:24:50 PM]

by leoo
[Today at 08:41:04 PM]

by leoo
[Today at 05:36:03 PM]

[Today at 05:08:07 PM]

by R0n1
[Today at 04:56:18 PM]

by leoo
[Today at 12:37:55 PM]

[Today at 11:02:45 AM]

[Today at 07:20:47 AM]

[Today at 01:22:49 AM]
Muzike

Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: Zbulohet hormoni që shkakton Anksiozitetin (ankthin)  (Read 75 times)
« on: March 29, 2008, 01:58:59 AM »
Psycho
bombarduesi Offline
special members
Full Member

*****
Posts: 200



Zbulohet hormoni që shkakton ankthin

Zbulimi është bërë nga një studim italian
 
Ankth, frikë dhe kriza të papritura paniku: çelësi i këtyre gjendjeve mendore të ankthshme që trishton shumë persona qëndron te një hormon i quajtur Aldosteron. Zbulimi është bërë nga një grup kërkuesish italianë, të cilët studiuan një grup pacientësh që vuanin nga një sëmundje, e cila karakterizohej nga prania e tepërt e kësaj substance.
 
Nicoletta Sonino e Universitetit të Padovas ka shpjeguar se zbulimi, i cili është publikuar në revistën "Psychotherapy and Psychosomatics", mund të çojë në një përmirësim të mekanizmave biologjikë, ku bazohen këto shqetësime të humorit me pasoja të rëndësishme për cilësinë e jetesës tek ata që vuajnë. Ankthi i tepërt, krizat e papritura të panikut, krizat e frikës së pajustifikuar mund ta bëjnë shumë të vështirë jetën e personave dhe të krijojnë vështirësi të mëdha në administrimin e situatave normale në jetën e përditshme. Ekzistenca e një lidhjeje mes ankthit dhe familjes së hormoneve Kortikosteroidë, së cilës i përket si hormoni i stresit (Kortizoli), edhe vetë Aldosteroni, ishte vënë re nga shkencëtarët përmes eksperimenteve të kryera me kafshët në laborator. Në veçanti, Aldosteroni prodhohet nga gjëndrat mbiveshkore dhe luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e presionit të gjakut. Në studimin pilot të kryer me pacientë që prodhonin Aldosterionë më tepër nga ç'duhej, Nicoletta Sonino zbuloi lidhjen mes molekulës dhe shqetësimeve si ankthi dhe paniku. Gjithashtu, shkencëtarët italianë përdorën edhe disa teste që përdoreshin në psikiatri për shqetësimet e humorit dhe u pa se këta pacientë, që prodhonin Aldosteronë më shumë nga ç'duhej, vuanin nga shqetësimet e humorit. Rezultatet nuk lanë asnjë hije dyshimi: subjektet që u analizuan, vuanin nga ankthi shumë herë më tepër sesa popullsia në përgjithësi dhe në shumë raste u vunë re çrregullime të rënda të humorit, demoralizim dhe pesimizëm. Megjithëse përfundimet duhet akoma të konfirmohen, sipas Soninit, nga të dhënat e para rezulton se Aldosteroni është hormoni kryesor që shkakton ankth dhe frikë. By Bombarduesi
« Last Edit: March 29, 2008, 02:59:43 AM by bombarduesi » Logged

Who laughs looses his smile
 
Tags:
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.