e Re:
Blog
-u [beta]
ayih Organization
Register
Login
_Kreu
Artikuj
Galeria
Tage
Kerko
Members
Lajme
Kina - fuqia më e madhe e internetit në botë
nga
leoo
July 25, 2008, 02:26:12 PM
Google nis vizionin e vet të Wikipedias
nga
leoo
July 25, 2008, 12:08:43 PM
Video e javës
iPhone-i nuk prishet dot!
Diskutimet e fundit
Kina - fuqia më e madhe e...
by
leoo
[July 25, 2008, 02:26:12 PM]
Google nis vizionin e vet...
by
leoo
[July 25, 2008, 12:08:43 PM]
Vala: Konfigurimi “Fami...
by
heroidi
[July 25, 2008, 01:17:41 AM]
Fjalor drejtshkrimor për ...
by
easy4bendi
[July 24, 2008, 09:38:20 PM]
Padisin Google për shkak ...
by
easy4bendi
[July 24, 2008, 09:34:06 PM]
Philips paraqiti DVD play...
by
leoo
[July 24, 2008, 08:41:04 PM]
samsung prezanton modele ...
by
leoo
[July 24, 2008, 05:36:03 PM]
Liri a vdekje (1979)
by
theDirector3
[July 24, 2008, 05:08:07 PM]
MP3 player mozaik
by
R0n1
[July 24, 2008, 04:56:18 PM]
Mos i tregoni gënjeshtra ...
by
leoo
[July 24, 2008, 12:37:55 PM]
Muzike
ayih Organization
Zona jeshile
ZONË E LIRË
Biografi
Pages: [
1
]
2
All
|
Go Down
« previous
next »
Send this topic
|
Print
Topic: Biografi (Read 651 times)
Biografi
« on: May 01, 2008, 08:44:46 AM »
JonSaraqini
Online
Qikjo osht Gjakova!
Hero Member
Posts: 706
Pamela Anderson
Modelja dhe aktorja Pamela Denise Anderson është e lindur më 1 korrik 1967, në Kanadë. Pamela Anderson kulmin e popullaritetit e arriti me serialin më të njohur në botë “Baywatch”. Është e lindur në një familje punëtorë jo shumë të pasur. Pas përfundimit të shkollës së mesme ka punuar si instruktore e fitnesit, deri sa një ditë një ndeshje e futbollit kanadez (ragbi) ia ndryshoi jetën kur ajo u paraqit në ekranin e madh të stadiumit. Pas asaj dite jeta e Pamela Anderson-it ka ndryshuar plotësisht, asaj i arritën ftesa nga shumë kompani të reklamave dhe revistave. Shumë shpejt i erdhi edhe ftesa nga “Playboy” ku ajo u paraqit në pesë numra të kësaj reviste. Më vonë filloi edhe karierën e aktores me një serial jo të njohur, i cili i hapi rrugën për në “Baywatch” ku e zëvendësoi Erika Elnijak. Rolin i parë kryesorë ishte në filmin “Barb Wire”, kurse në vitin 1998 ka marrë pjesë në serialinb “V.I.P.” ku ishte edhe producent. Në vitin 1995 u martua me Tommy Lee, me të cilin i ka dy djem. Martesa e tyre zgjati deri në vitin 1998 kur edhe Lee u burgos për keqtrajtim. Më vonë ajo filloi të shoqërohej me Kidd Rock me të cilin u martua në vitin 2002.
Logged
Qikjo osht Gjakova!
Re: Biografi
« Reply #1 on: May 01, 2008, 08:45:40 AM »
JonSaraqini
Online
Qikjo osht Gjakova!
Hero Member
Posts: 706
Jennifer Lopez
Jennifer Lopez ka filluar karierën e saj me rolin kryesor në filmin “Selena”, në audicionin nacional. Popullariteti i këtij filmi dhe kritikat pozitive të cilat i ka marrë – e kanë shëndrruar në aktore të çmuar. Përveç kësaj ky rol i ka sjellë dhe globin e artë dhe milionë dollarë. Kështu ajo u bë aktorja më e paguar me prejardhje latinoamerikane. Para këtij filmi ajo ka pasur disa role me pak rëndësi dhe në filma me buxhet të ulët.
Karierën Show-biznes ka themeluar në rolet e teatrit dhe filmat mjuzikëll. Suksesi i parë i saj është fitorja në festivalin nacional për “fly-girl” valltaren Rose Perez. Kjo shënon hyrjen e saj në shtëpinë “Fox” dhe në Holluwood.
Jennifer Lopez në vitin 1997 ka hyrë në 50 femrat më të bukura të magazinit “People”. Roli i saj me rëndësi është roli në trilerin “Gjaku dhe vera” ku luan me Jack Nicholson.
”Shtypi i verdhë” gjithmonë ka qenë i interesuar për jetën dhe dashuritë e Lopez. Pas 2 muajsh nga martesa e saj me Ojani Noom, ka shkruar për grindjet e saj. Ky çift u nda pa i mbushur as një vjet. Pastaj e kanë lidhur edhe me Toni Motola, pronarin e Sony-Records, pastaj me pop yllin latinoamerikan Mark Entoni. Ajo ka pasur lidhje edhe me Puff Daddy.
Logged
Qikjo osht Gjakova!
Re: Biografi
« Reply #2 on: May 01, 2008, 08:46:21 AM »
JonSaraqini
Online
Qikjo osht Gjakova!
Hero Member
Posts: 706
Antonio Banderas
Antonio Banderas ka lindur me 10 gusht 1960 në Malaga, Spanjë. Pasioni i tij i parë ishte futbolli. Ai ëndërronte të bëhej futbollist profesionist, por pasi kishte thyer këmbën, ai plotësisht iu kushtua aktrimit Ai si 14 vjeçar kishte lujatur në një tatër të vogël privat në Malaga. Ai vazhdoi shkollën e arteve dramatike në Malaga. Si 19 vjeçar shkon në Madrid dhe bëhet aktor i Teatrit Nacional në Spanjë.
Në vitin 1982 ka filluar role kryesore në filma spanjoll. Ai ishte aktor i adhuruar i regjisorit Spanjoll Pedro Almodovara. Debitim i tij në Amerikë ishte filmi “The Mambo Kings” i cili u inçizua në vitin 1992. Ai atë kohë nuk dinte gjuhën Angleze dhe textet për dialoge iu dërgonin nëpërmjet kufjeve pa kabllo.
Në Hollywood ai u bë njëri ndër aktorët më të popullarizuar. Ai luajti në filmat si “Interview with a vampire”, “Mask of Zoro”, “Evita”, etj
Ai si partnerë ka pasë aktorë të njohur si Madona, Tom Henks, Bred Pit, Tom Kruz, Entoni Hopkins...
Në filmim “Crazy in Alabama”, Banderas ka provuar edhe si regjisor.
Ai kishte shokuar mediat kur njohtoi se refuzon simpatitë e Madonës. Gruaja e tij e parë ishte Ana Leza me të cilën ka luajtur së bashku në flimin “Filadelfija”. Ata u ndanë pas 8 viteve martesë. Për herë të ai u martua me Melani Grifit me të cilën ende është në martesë. Kanë një vajzë me emër por me dy mbiemra – Stela del Karmen Banderas Grifit
Logged
Qikjo osht Gjakova!
Re: Biografi
« Reply #3 on: May 01, 2008, 08:46:59 AM »
JonSaraqini
Online
Qikjo osht Gjakova!
Hero Member
Posts: 706
Michael Jackson
Michael Jackson është njëri ndër yjet më të njohura në historinë e muzikës. Ky këngëtar dhe autor i texteve ka lindur me 29 gusht 1958, si fëmija i shtatë nga nëntë fëmijët e familjes Jackson. Michael nuk është fëmija i vetëm në familje i cili kishte talent për këndim dhe kërcim.
Grupa e parë për të cilën ka kënduar quhej "Jackson 5", ku përveç Michael ishin edhe 4 antarët e familjes. Ky grup nuk kishte suksese të mëdha dhe Michael vendosi për solo karierë qysh në moshën 14 vjeçare.
Sukses të madh të parë kishte me albumin "Off the Wall", i cili përmban hitet e tij si "Rock with you" dhe "I don't stop 'till you get enough".
Albumi tjetër "Thriller" u bë albumi më i shitur në historinë e muzikës. Ai mori 8 çmime Grammy dhe një shumë të madhe të hollash.
Michael Jackson kulmin e karierës e ka arritur në fund të viteve 80-ta dhe në fillim të viteve 90-ta.
Hitet e tij kanë përshkruar tërë planetin në erën e muzikës si: "Beat it", "Billie Jean", "Black or white"...
Karierën e tij e kanë përcjellë shumë fatkeqësi dhe incidente. Një herë gjatë inçizimit të reklamës për Pepsi atij iu kishin djegur flokët, pastaj u akuzua edhe për Pedofili, dhe shumë herë ishte objekt humori për operacionet e tij plastike etj.
Logged
Qikjo osht Gjakova!
Re: Biografi
« Reply #4 on: May 01, 2008, 08:47:48 AM »
JonSaraqini
Online
Qikjo osht Gjakova!
Hero Member
Posts: 706
Bill Gates
Bill Gates momentalisht njeriu më i pasur në botë dhe krijuesi i sistemit operativ Windows ka lindur në Seatle, me 28 tetor 1955. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Seatle, kurse universitetin e Harvardit e la qysh në vitin e parë.
Qysh kur i kishte 12 vjet, atherë kur kompjuterët kishin një madhësi sa të një dhome dhe në to punoni vetëm shkenctarët, ai ka shkruar programin e tij të parë. Programin e tij të ardhshëm e kishte krijuar në shkollën e mesme në bashkëpunim me shokun e tij Paul Allen, me të cilin ai mv vonë formon kompaninë Traf-O-Data. Në këtë periudhë ai njohtoi edhe Stiv Ballmer, më vonë shokun e tij më të mirë, njeriu i cili tani është president i Microsoftit.
Deri në vitin 1981, Paul Allen dhe Bill Gates kanë punuar softwerin për liderët e athershëm në industrinë e kompjuterëve. Hap revolucionar në zhvillimin e softverit ndodhi kur IBM mori sistemin operativ për kompjuterin personal. Ata dy kishin blerë sistemin QDOS (quick and Dirty Operating System) nga kompania tjetër dhe në bazë të saj ata kanë krijuar MS-DOS të cilën me licencë ia kanë shitur IBM-it. IBM kishte fituar një tgreg të madh, dhe tani firma e re Microsoft kishte një fitim të madh duke i faleminderuar licencës dhe kishte krijaur të ardhura për zhvillim të mëtutjeshëm.
Hapi tjetër ishte zhvillimi i Word dhe Exel.
Shumë shpejt u krijua edhe verzioni i parë i Sistemit operativ Windows, i cili u shit me miliona kopje. Që nga viti 1995, Windows 95 kishte bërë bum, pasi ishte shitur me mëse shtatë milionë kopje edhe atë për gjashtë javët e para nga publikimi.
Qysh atherë ishte e qartë se Bill Gejts u bë milioner.
Të gjithëve iu është e njohur disa nga serviset dhe prodhimet e Microsoft-it të dedikuara internetit: Hotmail, MSN, Microsoft Network, Internet Explorer etj.
Që nga viti 1995 e deri sot Bill Gejts dhe kompania e tij akuzohen për monopol.
Në vitin 1994 Bill Gejts u martua me drejtoreshën e marketingut në Microsoft. Melinda French edhe sot është gruaja e tij dhe kanë dy fëmijë. Vila e tij "kompjuterike" u bë si atraksion botërorë në Amerikë. Kohën e lirë e kalon duke luajtur Golf dhe lexon. Ka themeluar shumë fonde humanitare për studentë të shumtë. Kolega i tij Paul Alen gjithashtu u bë njëri ndër njerëzit më të pasur në botë.
Logged
Qikjo osht Gjakova!
Re: Biografi
« Reply #5 on: May 01, 2008, 08:48:40 AM »
JonSaraqini
Online
Qikjo osht Gjakova!
Hero Member
Posts: 706
Alfredo James Pacino
Alfredo James Pacino ka lindur me 25 prill 1940 në New York. Babai i tij ka braktisur familjen qysh kur Al ishte fëmijë. Në fëmijëri ai kishte dëshirë të merrte pjesë në shfaqje dhe projeksione filmash.
Në Mannhatan e kishin shpallur si vizitorin më emocional.
Al Pacino është i njohur më shumë si aktor, por përveç aktrimit ai ka një karierë të suksesshme edhe në regji. Si tinejxher ai ka punuar punë të ndryshme në teatre dhe studio, prej rojtarit e deri të mbikqyrësi i studios dhe ndërtesës. Ai gjithmonë ka kërkuar punë më kreative për të treguar talentin e tij si aktor.
Qysh si 17 vjeçar ka filluar të luaj në role të teatrit. Ai shumë e ka dashur punën e tij dhe ka shkuar në disa shkolla aktrimi në atë kohë. Ai shumë shpejt merr role më serioze në shtëpi teatrale të ndryshme. Gjatë viteve 60-ta ka fituar shumë çmime për role teatrale si dhe u shpall si aktori më perspektiv në Broadway.
Filmat e parë ka filluar t'i inçizojë në fillim të viteve 70-ta. Regjisori Copola ishte i mahnitur me rolet e tija dhe i ofroi të luaj në filmin legjendar "The Godfather". Shumica ishin skeptik pasi Al Pacino kishte ardhur në vend të Jack Nicholsonit, por talenti i tij tregoi se në këtë rol ka shkëlqyer. Shumë shpejt inçizohet edhe pjesa e dytë ku dhe Al Pacino merr çmimin e parë Oskar.
Pasojnë seria e filmave të njohur si "And Justice for all", "Sea of Love", "Dick Tracy", "The Godfather 3"...
Si aktor ashtu edhe si regjisor Al Pacino ka marrë shumë çmime në Hollywood. Ai ka luajtur në mëse 30 filma me aktorë të ndryshëm nga Hollywoodit në një karierë 50 vjeçare.
Ai kurrë nuk është martuar por kishte një lidhje të gjatë me aktoret Jill Clayburgh, Martin Keller dhe Diana Keaton. Në lidhje e tij të gjatë me profesoreshën e aktrimit Jan Tarrant ka një vajzë. Sot ai jeton në një vilë luksoze në New York me të dashurën e tij Beverly D'Angelome të cilën në fillim të vitit 2001 ka bineq.
Logged
Qikjo osht Gjakova!
Re: Biografi
« Reply #6 on: May 01, 2008, 08:49:19 AM »
JonSaraqini
Online
Qikjo osht Gjakova!
Hero Member
Posts: 706
Madonna
Madonna Louise Veronica Ciccone ka lindur me 16 gusht 1958 në qytetin Bay City,shteti Michigan. Qysh në shkollën e mesme, kishte fituar bursë për shkollën e vallzimit në Universitetim r Michiganit. Mirëpo, në fund të viteve 80-ta ajo braktis studimet dhe shpërngulet në New York, ku mëson vallzimin modern me Alvin Ailey dhe Pearl Lang, rual në filmet me buxhet të vogël dhe merr pjesë si valltare në rock grupet pak të njohura.
Karierën filmike nuk ishte edhe aq shumë e sukseshme, por filmi "Evita" në të cilin luan rolin kryesor ka tërhequr vëmendjen e të gjithë mediave.
Ajo sukses të madh ka arritur në muzikë, Albumi "Madonna" dhe "Like Virgin" janë shitur me miliona kopje në tërë botën. Është e njohur për spotet provokative dhe është shëndrruar në seks simbol çka dhe bëhet femra më e njohur në botë kur ishte në kulmin e karierës.
Në vitin 1992 ajo publikon librin "Sex" e cila përmban shumë fotografi të saj nudo. Kariera e saj ishte arsye që kritikër e konideruan si "e papërshtatshme moralisht" për rolin e Argjentines Eva Peron. Mirëpo, praktika tregoi se kishin gabuar.
Vitet e fundit ka luajtur në filmin "The next best thing ku luan rolin e një instruktoreje të Jogës e cila mbetet shtatzënë pas një nate të dehur me një mik homoseksual të cilin rol e ka luajtur miku i vërtetë i saj Rupert Evert. Ajo ka inçizuar albumin "Music" në fund të vitit 2000 me të cilin ka fituar shumë çmime Grammy.
Madonna ishte martuar me Sean Pean prej vitit 1985 deri në vitin 1989. Me ish burrin, Karlos Leone kishte njv vajzë - Lourdes Maria Ciccone Leon. Tani është në martesë me regjisorin britanez Gaj Ritchie. Ata kanë një djalë me emrin Rocco. Ata janë martuar me 22 dhjetor të vitit 2000.
Logged
Qikjo osht Gjakova!
Re: Biografi
« Reply #7 on: May 01, 2008, 08:50:11 AM »
JonSaraqini
Online
Qikjo osht Gjakova!
Hero Member
Posts: 706
Sylvester Stallone
Sylvester Stallone Ylli i filmave akcion, Sylvester Stallone është i lindur më 6 Korrik të vitit 1946 në New York. Talentin e tij për aktor e vërejti deri sa ishte student në Universitetin e Svicrës. Pastaj kthehet në Miami ku vazhdon studimet në fakultet deri në vitin e fundit të studimeve, ai larohet nga fakulteti pak para diplomimit për të filluar karierën e tij.
Roli i tij në filmin “Roki” ishte roli i tij i dytë që nga fillimi i karierës, ai poashtu shkroi edhe skenarin e këtij filmi. Ky film e bëri Stallonen të popullarizuar në javën e parë të shfaqjes së tij. Vazhdimet e filmit “Roki” dhe tri pjesët e filmit “Rambo” , në të cilët poashtu ka qenë edhe skenarist, e radhiten Stallone-n si njërin nga aktorët më të sukseshëm të filmave akcion.
Stallone poashtu ka marrë pjesë edhe në filma të zhanrit komedi, por ata nuk kanë arritur ndonjë sukses të madh. Ndër filmat më të sukseshëm të Stallone-s janë: “Judge Dred” dhe “Tango and Cash”.
”Roki” është filmi i vetëm i Stallone-s i cili ka qenë i nominuar për Oscar dhe ka fituar këtë çmim.
Stallone ka pasur tri martesa dhe pesë fëmijë. Si një mossukses i Stallones mund të llogaritet restorani “Planet Hollywood” të cilin e ka në bashkëpronësi me Brucce Willis dhe Arnold Shwarceneger.
Logged
Qikjo osht Gjakova!
Re: Biografi
« Reply #8 on: May 01, 2008, 08:50:53 AM »
JonSaraqini
Online
Qikjo osht Gjakova!
Hero Member
Posts: 706
Ronaldo
Brazili në vitin 1994 në lojtarin 17 vjeçar që luante për klubin Brazilian Cruzeiro, Ronaldon e ka konsideruar si pasardhës i Peles legjendar. Ronaldo Luiz Nazaro da Lima në kampionatin e parë botërorë të mbajtur në Amerikë, ka shkuar si Pele si 17 vjeçar, edhe pse ai gjithë kohës ka qëndruar në bankinë.
Që nga ajo kohë, kariera e tij ka filluar me një shpejtësi të madhe, dhe sezonat e kaluara në PSV, Barcelonë dhe Inter i kanë sjellë atij këpucën e artë dhe një imixh të lojtarit më të mirë në botë.
Loja e tij e dobët në kampionatin botërorë në Francë ishte për të si një hyrje për vitet e ardshme.
Në pauzën ndërmjet dy kampionateve botërore 1998 dhe 2002 ai ka lujatur vetëm 66 ndeshje. Këmbën e kishte operuar disa herë, ku dhe shumica i ka prognozuar fundin e karierës së tij, mirëpo Kampionati Botërorë i vitit 2002 pa dyshim e ka dematuar këtë gjë.
Ronaldo ka lindur në vitin 1976 në Rio de Janeiro. Si 14 vjeçar ai ka luajtur në Flamengo dhe si 16 vjeçar është ftuar të luaj në Cruzeiro. Titujt të cilët i ka fituar është vështirë të numërohen: Kampionatin e Brazilit, Holandës, Spanjës, Kupën e Holandës, Kupën e Amerikës, Kupën Botërore dy herë, dy herë lojtari më i mirë i FIFA dhe një herë këpucën e artë nga UEFA. Ishte lojtari më i mirë i kampionatit botërorë.
Ai sot luan për Realin e Madridit dhe jeton me gruan, djalin Ronaldo dhe nënën Sonia. Është adhurues i madh i Formula 1 dhe mik i madh i Michael Schumacherit.
Për lëndimet e Ronaldos, Brazilianët edhe sot fajësojnë Ligën Italiane
Logged
Qikjo osht Gjakova!
Re: Biografi
« Reply #9 on: May 01, 2008, 08:51:36 AM »
JonSaraqini
Online
Qikjo osht Gjakova!
Hero Member
Posts: 706
Robert De Niro Junior
Robert De Niro Junior është i lindur më 17 gusht 1943 në New Jork. Prindërit e tij janë ndarë deri sa ai ende ishte foshnje, dhe është rritur me nënën e tij. Shkollën e mesme e
braktisi kur ishte 16 vjeçar për të vazhduar në një studio aktrimi. Atje ka ndjekur ligjeratat e profesorave më të mirë në Amerikë.
Rrolin e parë në film e ka pasur në filmin "Wedding" të Brian Palma. Filmi i cili i ka jepur famë është filmi "Kumbara 2". Për rrolin e tij në atë film ka fituar edhe çmimin etij të parë Oscar.
Suksesi i tij i ardhshëm ka qenë rroli në filmin "Raging Bull", atëherë është dashur të dobësohet 25kg që të mund të luante rrolin e bokserit. Ky film i ka sjellur Oscar-in e dytë. Në karrierë ka
pasur pesë nominime për Oscar dhe më shumë se 40 rrole filmike.
Suksesin më të madh e ka arritur me rrolin e tij të gangsterit Al Capone në filmin "Untouchable" në vitin 1987. Filmat tjerë ku ka luajtur De Niro janë: "Franchkenstain", "Casino" dhe "Ronin"
Në vitin 2001 ka luajtur në filmat "15 minutes" dhe "The Score" me Marlon Brandon.
Viteve të nëntëdhjeta De Niro filloi të mirret me biznes. Së pari e krijoi një shtëpi filmike të tij, kurse më vonë e krijoi zinxhirin e restoraneve në Amerikë dhe poashtu u bë pronar i një numri të
madh të restoraneve kineze në SHBA.
De Niro ka qenë i maruar me aktoren Diana Abot nga viti 1976 deri në vitin 1988. Për herë të dytë u martua në vitin 1997 me Grace Hitowuer, një shoqe nga fëmijëria. Ka nga një djalë nga
secila martesë dhe binjakët të cilët ia ka pas një lidhje të gjatë me një puntore në restoranin e tij.
Logged
Qikjo osht Gjakova!
Tags:
Pages: [
1
]
2
All
|
Go Up
Send this topic
|
Print
« previous
next »
Jump to:
Please select a destination:
-----------------------------
Shkarkime
-----------------------------
===> shqip
===> filma shqiptare
=> e-liber (e Re)
-----------------------------
Programim
-----------------------------
=> Gjuhët programuese
===> Java
===> .NET
===> C dhe C++
===> Visual Basic
=> Skriptim dhe standarde uebi
===> HTML
===> PHP
===> ASP
===> XML
===> JavaScript
===> CSS
===> JSP
===> CGI
===> DHTML e XHTML
===> RSS
===> Ruby
=> Databazë
=> Administrimi i projekteve
-----------------------------
Softuer
-----------------------------
=> Sisteme operative
===> Microsoft
===> Apple
===> Linux
===> Unix
===> OS/2
===> SO tjera
=> Dizajn dhe multimedia
=> Zhvillim uebi
=> të tjera:
-----------------------------
Harduer
-----------------------------
=> Kompjuterë
===> Desktop
=====> Apple
===> Laptop
=> Përbërës (komponente)
=> Aparate të jashtme (shtesa)
=> të tjera:
===> Apple (aparatet)
===> Paisje të dorës / PDA
===> Paisje rrjeti
===> Paisje për ruajtje të informacionit
-----------------------------
Rrjeta
-----------------------------
=> Rrjeta pa tel
=> Serverë
=> Rrjetat tjera
-----------------------------
Zona jeshile
-----------------------------
=> Shkencat tjera
=> Shqipe
=> Artistique
=> Humor
=> ZONË E LIRË
-----------------------------
albanian young intelligent hackers
-----------------------------
=> Pyetje
=> Lajme
=> Tips & Tricks
Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
Loading...