e Re:
Blog
-u [beta]
ayih Organization
Register
Login
_Kreu
Artikuj
Galeria
Tage
Kerko
Members
Lajme
Kina - fuqia më e madhe e internetit në botë
nga
leoo
July 25, 2008, 02:26:12 PM
Google nis vizionin e vet të Wikipedias
nga
leoo
July 25, 2008, 12:08:43 PM
Video e javës
iPhone-i nuk prishet dot!
Diskutimet e fundit
Kina - fuqia më e madhe e...
by
leoo
[July 25, 2008, 02:26:12 PM]
Google nis vizionin e vet...
by
leoo
[July 25, 2008, 12:08:43 PM]
Vala: Konfigurimi “Fami...
by
heroidi
[July 25, 2008, 01:17:41 AM]
Fjalor drejtshkrimor për ...
by
easy4bendi
[July 24, 2008, 09:38:20 PM]
Padisin Google për shkak ...
by
easy4bendi
[July 24, 2008, 09:34:06 PM]
Philips paraqiti DVD play...
by
leoo
[July 24, 2008, 08:41:04 PM]
samsung prezanton modele ...
by
leoo
[July 24, 2008, 05:36:03 PM]
Liri a vdekje (1979)
by
theDirector3
[July 24, 2008, 05:08:07 PM]
MP3 player mozaik
by
R0n1
[July 24, 2008, 04:56:18 PM]
Mos i tregoni gënjeshtra ...
by
leoo
[July 24, 2008, 12:37:55 PM]
Muzike
ayih Organization
Zona jeshile
ZONË E LIRË
Biografi
Pages:
1
[
2
]
All
|
Go Down
« previous
next »
Send this topic
|
Print
Topic: Biografi (Read 653 times)
Re: Biografi
« Reply #10 on: May 01, 2008, 08:52:33 AM »
JonSaraqini
Offline
Qikjo osht Gjakova!
Hero Member
Posts: 706
Leonardo Di Caprio
Leonardo Wilhelm DiCaprio është i lindur më 11 nëntor 1974 në Hollywood, Kaliforni. Prindërit e tij janë ndarë deri sa ai ishte foshnje, dhe u rrit vetëm me nënën. Ka ndjekur shkollën e mesme John Marshall, por ka diplomuar pas orëve të veçanta që i ka pasur me një profesor privat, sepse nv ato vite k afilluar të xhirojë filmat e tij të parë. Kur ishte 14 vjeçar ky aktor u shfaq në reklama dhe shou emisione të ndryshme për fëmijë dhe adoleshentë.
Paraqitja e tij e parë në një film ka qenë në filmin "Critters3", i cili në fillim të viteve nëntëdhjetë ka qenë hit i vërtetë. Nominimin e parë për Oscar, Golden Globe dhe disa shpërblime nacionale
i ka fituar kur i mbushi 19 vjet duke iu faleminderuar rrolit në filmin "What's Eating Gilbert Grape?".
Sukses më të madh ka fituar duke aktruar në filmin "Kid's life" me Robert De Niron. Rrole të rëndësishme ka pasur në filmin "Romeo and Juliet" dhe "Marvin Room". Suksesin më të madh e ka arritur duke iu faleminderuar rrolit në filmin "Titanic" me Kate Winslet. Ky film fitoi 11 oskara, dhe me numrin e oskarave të fituar gjendet menjëherë pas filmit "Ben Hura" i cili ka fituar 12 Oscara, edhe pse ky film nuk e fitoi Oscarin për rrolin më të mirë të mashkullit, çmimi i DiCaprios u rrit në 20 milion dollarë për një rrol filmik.
Viteve të fundit ka pasur rrole në filmat "King Luigi XIV", "Famouse", "Gangs of New York" me Cameron Diaz.
Nga viti 1996 deri 1998 DiCaprio ka qenë në lidhje me manekenen Cristen Zang, pastaj me Vanesa Hyde, kurse nga viti 200 është me modelen braziliane Chisel Bandchen.
Logged
Qikjo osht Gjakova!
Re: Biografi
« Reply #11 on: May 01, 2008, 08:53:30 AM »
JonSaraqini
Offline
Qikjo osht Gjakova!
Hero Member
Posts: 706
Bon Jovi
Jon Bon Jovi Grupa është formuar në vitin 1983, kur rokeri ambicioz, John BonGiovi kur inçizoi materialin e parë demo në një studio të New Yorkut. Kënga “Runaway” ka arritur atherë sukses dhe ishte shëndrruar në njëhit në New York, çka edhe Bon Jovi formon grupën e tij. Ai kishte mbledhur katër veta, kryesisht shokët e tij, me të cilët vendosi të bëjnë albumin e parë.
John Bongiovi ndërron emrin e tij në Jon Bon Jovi, dhe grupi merr emrin sipas mbiemrit të tij Bon Jovi.
Albumi i parë kishte 30 këngë. Hitet si “You give Love a bad name”, “Livin’ on prayer” dhe “Wanted dead or alive” shumë shpejt zënë vendet e para në top listat botërore. Ky album është shitur me më shumë se 10 milionë kopje, dhe këngëtari ishte shëndrruar në një seks simbol te të gjitha gjeneratat. Suskes të tillë nuk ka pasur asnjë hard-rock grupë tjetër.
Në vitin 1988, “Bon Jovi” me albumin e tyre të dytë u shëndrrua në grupin më të popullarizuar në botë me mbi 25 milionë albume të shitura për më pak se 5 vite.
Sukses përveç muzikës, Jon Bon Jovi kishte edhe në aktrim. Kishte role në disa filma, ku edhe për të cilët kishte bërë edhe muzikën.
Suksesin më të madh në karierën e tij e ka arritur me këngën “Blaze of glory”, e cila është krijuar për filmin “Revolverët e rinj 2” ku dhe ka pasur një rol. Kjo këngë në vitin 1991 ka marrë edhe çmimin Oskar.
Në vitin 1993 ata nxjerrin albumin “Keep the Faith”, ku dhe Jon Bon Jovi shkurton flokët e tij.
Grupa Bon Jovi edhe sot nuk e ka humbur popullaritetin, nuk ka pasur rënje në karierë, ku këngët e reja shëndrrohen në hite dhe hyjnë në historinë e rockut.
Albumi i fundit “Bon Jovi” i cili është içizuar në fillim të vitit 2002 dhe është albumi i tetë i këtij grupi.
Grupi i ka po të njejtit anëtarë qysh prej vitit 1983 kur edhe u formua.
Logged
Qikjo osht Gjakova!
Re: Biografi
« Reply #12 on: May 01, 2008, 08:54:18 AM »
JonSaraqini
Offline
Qikjo osht Gjakova!
Hero Member
Posts: 706
Angelina Jolie
Angelina Jolie Voight ka lindur me 4 korrik 1975 në Los Angeles. Babi i saj, John Voight, në fillim të viteve 70-ta kishte marrë çmimin Oskar për rolin kryesor, kurse nëna e saj ishte modele. Ata ishin ndarë kur Nagekina i kishte vetëm një vjet. Ajo u rrit me nënën dhe vëllaun me madh në New York. Rolin e saj të parë e kishte kur i kishte qysh shtatë vjet, në një film ku babai kishte rolin kryesor, producent dhe skenarist.
Angelina Jolie mësoi aktrimin në institutin e New Yorkut që kur i kishte 11 vjet. Pesë vite më vonë, ajo braktis institutin dhe fillon të mirret me manekenizëm. Ajo inçizoi disa reklama, filma studentorë të vëllaut të tij, merr pjesë në spote të ndryshme si të Rollingstonse, Lenny Kravitz.
Rolin e parë në Hollywood ajo e kishte në filmin “Hackers”, ku kishte aktruar së bashku me John Li Miler. Këta pastaj u martuan në vitin 1996, por shumë shpejt ata u ndanë. Vitet e ardhshme kjo aktore në Hollywood quhet si “vajzë e keqe”. Rolet e saja të para ishin kryesisht filma që u mirëpritën keq. Nga fundi i viteve 90-ta ajo kishte dy filma të sukseshëm “Luan me zemër” dhe “Mbledhësi i kockave”. Këto filma kishin sukses të madh komercial, kurse aktrimi i saj kishte kritika solide.
Tre vitet e fundit filmat “Gone in Sixty Seconds”, “Tomb Raider” dhe “Original Sin” ekanë shëndrruar në një seks simbol në fillimin e shekulit 21.
Emrin Angelina Jolie legalisht e ka marrë në vitin 2001, kur e hoqi mbiemrin e babait. Ajo për herë të dytë u martua në vitin 2000 me partnerin e saj të filmeve Tornton. Ata pas një viti u ndanë. Në vitin 2001 Angelina është zgjedhur ambasadore e refugjatëve të Kombeve të bashkuara.
Logged
Qikjo osht Gjakova!
Re: Biografi
« Reply #13 on: May 01, 2008, 08:55:11 AM »
JonSaraqini
Offline
Qikjo osht Gjakova!
Hero Member
Posts: 706
Ana Kurnikova
Ana Kurnikova ka lindur me 7 qershor 1981 në Moskë. Rjedh nga një familje sportistësh, nëna ishte Tenisere, kurse babai merrej me mundje në stilin grek.
Ajo me tenis filloi të merret qysh kur ishte 5 vjeçare dhe tregoi një talent të madh në këtë sport.
Si 11 vjeçare ajo shpërngulet në Florida, SHBA, ku si trajner do ta ketë Nick Bolitieri, njëri nga trenerët më prestizh në botë.
Ajo sukses të madh arriti në vitin 1995, kur mori titullin e kampionit botërorë në konkurencë juniorësh. Ajo atë vit ishte gjatë në top-listën e ITF. Ajo po atë vit mori pjesë në gjysmëfinalen e Wimbledon-it në konkurencën e juniorëve.
Është intersante se kjo tenisere ruse asnjëherë nuk ka fituar ndonjë turnir në konkurencën e seniorëve.
Është I njohur fakti se ka fituar shuma të mëdha të hollash pa qenë as njëherë kampion. Kjo tenisere tani konsiderohet njëra ndër teniseret më të bukura në botën e këtij sporti.Suksesi më I madh I saj si seniore ishte gjysmëfinalja e Wimbledon-it. Në ITF listë ajo zakonisht gjendet në pozitat prej 20 deri 30.
Logged
Qikjo osht Gjakova!
Re: Biografi
« Reply #14 on: May 01, 2008, 08:56:53 AM »
JonSaraqini
Offline
Qikjo osht Gjakova!
Hero Member
Posts: 706
Bruce Lee
Bruce Lee i lindur si Lee Jun Fan më 27 nëntor 1940 në San Francisko.
Familja e tij kishte ardhur në Kaliforni një vit para se të lind, sepse babai, një këngëtar operash nga Hong Kongu atje kishte një turne. Në vitin 1941 familja kthehet në Hong Kong.
Nëna e quajti Brus, çka në gjuhëne tyre tradicionale do të thotë “më i forti”. Në filmin a parë Brus Li u paraqit qysh kur i kishte 3 muaj, ku me nënën ishin si statista në një film.
“Karierën” e tij nga fëmijëria e vazhdoi në Hong Kong, duke luajtur role dytësore në rreth njëzet filma.
Si tinejxher, u bë antarë i grupeve rrugore për të përkryer aftësitë e tij luftarake, që atëherë ashtu iu ishin të nevojshme, dhe filloi të ushtrojë Kung-Fu.
Në vitin 1959, nëna e dërgon në Sietl tek një i afërm, për shkak problemeve të mëdha që kishte me policinë. Në Amerikë mbaroi shkollën e mesme dhe regjistroi fakultetin, të cilin shumë shpejt e braktisi. Gjatë studimeve ai mësoi shokët e tij Wing Chun Kung-fu, të cilin e kishte përkryer në Hong Kong.
Në studime kishte njohtuar edhe Linda Emeri, me të cilën dhe u martua në vitin 1964.
Pas braktisjes së fakultetit, ai hap një shkollë private të Kung-Fu në Sietl, dhe kur u shpërngul me gruan në Los Angjeles, ai atje hapi edhe dy shkolla tjera private.
Në shkolla ai gradualisht futi edhe mjeshtrinë e quajtur Xhet–Kun-Do.
Statusin si personalitet i njohur e arriti në rolet e Kung-Fu filamve, ku zakonisht e kishte rolin kryesor, në të cilin tregoi mjeshtrinë e tij fenomenale në aftësitë luftarake.
Filmat “Zemërimi i grushtit” dhe “Lidhja kineze” paraqesin suksesin e tj më të madh. Në Hong Kong kthehet me familjen në vitin 1971, kur atëherë kishte dy fëmijë – Brendonin dhe Shenon.
Në Hong Kong, si yll i madh edhe në Amerikë edhe në Azi, ai themeloi shtëpi private producenti, me të cilin arriti disa suksese të mëdha në dy vitet e para.
Mirëpo, Brus Li papritmas vdes në vitin 1973. Si shkaktarë i vdekjes, sipas autopsisë, ishte dëmtuar truri nga reaksioni i organizmit pas përdorimit të disa barërave për shkak të lëndimit të shpindës gjatë treningut.
Mirëpo, shumica e adhuruesve të tij ende besojnë se ai është vrarë.
Fat të njejt pati edhe i biri i tij Brandon, i cili u vra gjatë xhirimit të filmit. Në atë u gjuajt gjatë xhirimit të një skene me plumb të vërtetë në vend të plumbit të zbrastë, deri tani ende në rrethana të pasqaruara.
Logged
Qikjo osht Gjakova!
Re: Biografi
« Reply #15 on: May 01, 2008, 08:58:07 AM »
JonSaraqini
Offline
Qikjo osht Gjakova!
Hero Member
Posts: 706
Osama bin Laden
Osama bin (Muhamed) Laden: Çdo ditë shtohen faktet se në terrorin e 11 shtatorit mbi Amerikën, është grupi terrorist "Al-Qaida" (Baza)
Babai i tij Muhamad Awar erdhi në vitin 1930 nga jugu i Jemenit në Mbretërinë e Arabisë Saudite, dhe në fillim ai punoi si bartës i valixheve në Jiddah. Më vonë formoi një kompani për Ndërtim, ku ngritjen e tij deri në 50`herë miljarder e mundësoi familja e tij e cila bëri lidhjet e ngushta me mbretërinë arabe.
Osama bin (Muhamed) Laden lindi në vitin 1957 në Riad dhe është fëmija i 52 -të, i Muhamed Bin Awad`it, ështe i martuar 7 herë dhe qëndron në krye të grupit terrorist i njohur me emrin, al - Qaida (Baza).
Bin Laden ishte shtetas i Arabisë Saudite deri në anulimin e nënshtetësisë së tij nga mbretëria e Arabisë Saudite. Thuhet se ka një pasuri prej 300 milionë dollarësh, por sipas burimeve të CIA, thuhet se i kalon miljardat e dollarve, dhe supozohet të ketë deri pesë mijë njerez nën komandë.
Nga agjensitë e antikrimit dihet se Osama bin Ladeni ishte aktiv në sulmet kundër bazave ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Riad dhe Dahran të Arabisë Saudite.
Gjithashtu kundër tij është ngritur akuza lidhur me shpërthimin e bombave në dy ambasadat amerikane më 1998 dhe në vitin 1999 në sulmin kundër anijes luftarake USS Cole në Jemen.
Si organizator kryesor në terrorin e 11 shtatorit 2001 ku vdiqën mbi 3050 njerëz, fajësohet organizata terroriste "Al-Qaida" dhe kryeshefi i saj Osama Bin Ladeni.
Logged
Qikjo osht Gjakova!
Re: Biografi
« Reply #16 on: May 01, 2008, 08:58:45 AM »
JonSaraqini
Offline
Qikjo osht Gjakova!
Hero Member
Posts: 706
Al Capone
Al Capone është njëri ndër njerëzit më të njohur në historinë e Amerikës.
Alphonse ishte i lindur në qendrën e imigrantëve Gabriel & Teresa. Mbiemri i tij i vërtetë ishte Caponi, i Amerikanizuar në "Capone". Në përbërjen e familjes Caponi bënin pjesë: James, Ralph, Salvatore (Frank), Alphonse, John, Albert, Matthew, Rose dhe Mafalda. Capone ishte krenar që ishte Amerikan, "Unë nuk jam Italian. Unë kam lindur në Brooklyn"-thoshte shpesh ai.
Al Capone ishte në shkollë me Salvatore Lucania, më vonë i njohur si Lucky Luciano. Kur ishte vetëm dhjetë vjeçar ai filloi të ndeshej me gangsterin e njohur Johnny Torrio.
Si katërmbëdhjetë vjeçar ai e la shkollën pasi që e rrahu njërin prej profesorave të tij. Capone dhe Lucky iu bashkangjitën gangsterëve të njohur si "Five Pointers"(Pesë shigjetat) në pjesën lindore të Manhattan-it. Capone punoi për Frank Yale, president i Unionit të Sicilianëve, si mashtrues dhe puntor në një bar të tij.
Një natë ai e bëri një vërejtje për motren e Frank Galluciano-s dhe Galluciano ia prejti faqën Capone-s me një thikë xhepi, duke i lënë Capone-s tri shenja në pjesën e majt të fytyrës së tij.
Për gati tërë karierën e tij kriminale, gazetat e quajtën Capone- n "Fytyrë të tmerrshme". E pabesueshme por Capone vendosi që t'ia falë Galluciano-s dhe disa vite më vonë punoi si trupëroje e tij.
Johhny Torrino u vendos në Chicago të punojë për dajën e tij, Big Jim Colosimo.
Torrio e dërgoi për zëvendës të tij Capone-n. I dyshuar për dy vrasje Capone ishte i detyruar të largohej nga New York.
Capone punoi te Torrio si mashtrues dhe bandit. Më 11 Maj 1920 Big Jim Colosimo ishte i vrarë nga një vrasës i panjohur. Johnny Torrio tash ishte udhëheqës i bandës më të madhe në Chicago dhe Capone ishte dora e djatht e tij.
Torrio i mashtroi bandat e tjera me një marrëveshtje për paqë, e cila zgjati deri në luftën O'Banion-Genna. Torrio ishte i sulmuar nga një njeri i O'Banion-it si ndëshkim për vrasjen e O'Banion-it. Ai mezi mbijetoi. Para se të largohët për në Itali, Torrio ia dorëzoi udhëheqjen e bandës së tij Capone-s.
Logged
Qikjo osht Gjakova!
Tags:
Pages:
1
[
2
]
All
|
Go Up
Send this topic
|
Print
« previous
next »
Jump to:
Please select a destination:
-----------------------------
Shkarkime
-----------------------------
===> shqip
===> filma shqiptare
=> e-liber (e Re)
-----------------------------
Programim
-----------------------------
=> Gjuhët programuese
===> Java
===> .NET
===> C dhe C++
===> Visual Basic
=> Skriptim dhe standarde uebi
===> HTML
===> PHP
===> ASP
===> XML
===> JavaScript
===> CSS
===> JSP
===> CGI
===> DHTML e XHTML
===> RSS
===> Ruby
=> Databazë
=> Administrimi i projekteve
-----------------------------
Softuer
-----------------------------
=> Sisteme operative
===> Microsoft
===> Apple
===> Linux
===> Unix
===> OS/2
===> SO tjera
=> Dizajn dhe multimedia
=> Zhvillim uebi
=> të tjera:
-----------------------------
Harduer
-----------------------------
=> Kompjuterë
===> Desktop
=====> Apple
===> Laptop
=> Përbërës (komponente)
=> Aparate të jashtme (shtesa)
=> të tjera:
===> Apple (aparatet)
===> Paisje të dorës / PDA
===> Paisje rrjeti
===> Paisje për ruajtje të informacionit
-----------------------------
Rrjeta
-----------------------------
=> Rrjeta pa tel
=> Serverë
=> Rrjetat tjera
-----------------------------
Zona jeshile
-----------------------------
=> Shkencat tjera
=> Shqipe
=> Artistique
=> Humor
=> ZONË E LIRË
-----------------------------
albanian young intelligent hackers
-----------------------------
=> Pyetje
=> Lajme
=> Tips & Tricks
Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
Loading...