Cilat ushqime na ndihmojnë dhe cilat na pengojnë për të bërë gjumë të rehatshëm?
-Te gjithe kemi degjuar se nje gote qumesht(pasi qe ka vluar qumeshti) para se te shkojme te flejme na ndihmon qe te na marre gjumi. Kjo ndodh sepse qumeshti permban triptofan substance kjo qe ndodhet ne produktet e qumeshtit, pra kjo ndihmon per te bere nje gjume te qete.
-Poashtu ushqimet e tepruara mund t’u rendojne stomakun dhe t’ju shkaktojne diskomfort qe ju pengon te beni gjume te rehatshem. Nje ushqim te rende preferoni te pakten 4 ore para gjumit. Hamburgeret dhe ushqimet e tjera te skuqura menjanoni para gjumit.
-Nje filxhan kafe ne mbremje mund te crregulloje gjumin. Poashtu nuk duhet edhe produktet qe permbajne ne sasi me te paket kafeine se kafeja si : cokollata, kola etj. Per te fjetur me mire keshillohet te mos pihet kafe qe nga mesdita.
-Disa barna mund te permbajne kafeine, prandaj lexoni permbajtjen e barnave qe i perdorni nese permbajne kafeine.
-Mos perdorni alkohol para gjumit pasi qe alkoholi shkakton nje pergjumje te menjehershme, por zgjime te shpeshta gjate nates, gjume jo te rehatshem, djersitje, dhimbje koke.
-Para gjumit shmangni edhe ushqimet qe kane permbajtje te larte te proteinave.
-Mos merrni shume lengje para se te flini pasi qe do te prishet gjumi per te shkuar ne banjo.
-Mos pini duhan para gjumit me idene qe nje cigare ju relakson. Nikotina ka efekte te ngjashme me kafeinen.
-Nese deshironi qe te hani naten vone dhe t’ju marre gjumi atehere merrni buke me qumesht, me kos, buke me djath edhe ndonje biskote te thate. Menjanoni ushqimet qe permbajne shume sheqer.
|