Artikuj
Comments: 0 Views: 98
Rating: (4 Votes)
By theDirector3
At January 30, 2008, 03:39:00 PM

Comments: 4 Views: 319
Rating: (8 Votes)
By theDirector3
At January 02, 2008, 10:02:00 PM
Video e javës


   iPhone Stopwatch hits 1,000 hours.  
Diskutimet e fundit
[Today at 12:28:26 AM]

[March 05, 2008, 11:30:49 PM]

[March 05, 2008, 11:27:02 PM]

[March 05, 2008, 10:40:20 PM]

[March 05, 2008, 10:39:16 PM]

[March 05, 2008, 10:21:17 PM]

[March 05, 2008, 10:18:50 PM]

[March 05, 2008, 10:14:40 PM]

[March 05, 2008, 10:06:47 PM]

[March 05, 2008, 10:01:14 PM]
Muzikë

Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: Kuriozitete !  (Read 47 times)
« on: February 28, 2008, 11:25:05 PM »
JonSaraqini Online
Feja e shiptarit, osht shiptaria!
Full Member

***
Posts: 200



Kuriozitete:

Rrethë 175 milion njerëz apo rrethë 3 % të popullatës së tokës nuk jetojn në vendëlindje.

__________________________ ______________
Shtetet ku më së tepërmi ka emigrant:
SHBA = 34,9 milion njerëz
Rusi = 13,2 milion njerëz
Gjermani = 7,3 milion njerëz
Ukrainë = 6,9 milion njerëz
Francë = 6,2 milion njerëz
__________________________ ______________

Të rinjët finlandez më të aftëtit për lexim në botë.
Simbas organizatës OECD të shteteve të zhvilluara finlandezët kanë aftësi shumë të larta të leximit. P.Sh 15 vjeçarët e finlandës janë shumë larg të tjerëve. Finlanda edhe ashtu duket si shtet i mrekullive në edukim dhe arsim.
__________________________ ______________

Lapsi më i shtrenjët
Lapsi Diamond i bërë nga kompania Zvicërrane Caran d'Ache u shit në Londër me një shumë prej 169000 funta. Lapsi është bërë në memorie të Antoni Gaudinit. êshtë i mbshtellur nga argjenti rubium. Maja e lapsit është 18 karat ari dhe është i mbshtjellur me 5072 gurë diamant dhe 96 gurë të rubinit
__________________________ ______________

Ngrënja e peshkut në vitë për banor.
Islanda 93 kg   banorë / vitë
Japonia 68 kg banorë / vitë
Spanja 39 kg banorë / vitë
Portugalia 37 kg banorë / vitë
Finland 33 kg banorë / vitë
Francë 27 kg banorë / vitë
Suedi 27 kg banorë / vitë
Greqi 24 kg banorë / vitë
BE 22 kg banorë / vitë
__________________________ ______________

Luani adaptoi viqin e antilopës
Në Keni një luanesh ka adaptuar për herë të dytë për tu kujdesur për të një viq të antilopës. Këtë luanesh e kanë parë të kujdesët për viqin në dhjetor. Dy javë më vonë një luan tjetër e kishte ngrën viqin. Nga gjysma e shkurtit luanesha prap kishte marrë një viq tjetër për tu kujdesur por, kësaj rradhe mbikqyrësit e parqeve ia kanë marrë atë luaneshës.
__________________________ ______________
Zbulimet e Leonardo da Vinçi
Italiani Leonardo da Vinçi (1452-1519) njihet si ndër zbuluesit më të mdhenjë. Ai zbuloj shumë makina dhe mjete të cilat nuk janë ndërtuar gjatë kohës kur ai ishte ende gjallë.

- Ventillimin,
- Busollën,
- Aeroplanin,
- Helokopterin,
- Instrumente mekanike muzikore
-Armën shumë tytëshe,
- Skenën rrutulluese
- Orën me zile,
- Teshat zhytëse
- Gazë maskën
- Gomën shpëtuese
- Parashutën
- Turbinën me ujë
- Orën
- Vinçin
- Tankun
- Syzet
- Makinën me avullë
-Teleskopin
__________________________ ______________
Bubërrecat kanë super lidhëshmëri.
Shoqëria më e madhe e bubërrecave që është gjetur deri tani jeton në Europë, në një rajon prej 5700 km.
Simpas një shkenctari zvicërran, një shkenctari tjetër nga Franca dhe Danimarka në një pjesë Spanjolle dhe atë Italiane jetojn me miliarda bubërreca të Argjentinës. Për arsye se ata janë ndër veti të një gjaku ata nuk luftojn ndërveti dhe nuk krijojnë shoqëri të luftojnë njëri me tjetrin. Kemi të bëjm me llojin të cilkët janë shumë të organizuar në kryerjen e detyrave. Ky lloj nga Amerika latine në Europë ka arritur në vitet e 20-ta në bimët dhe pemët e transportuara me anije në atë kohë.
« Last Edit: February 29, 2008, 02:38:37 PM by easy4bendi » Logged

Feja e shiptarit, osht shiptaria!
« Reply #1 on: February 28, 2008, 11:25:39 PM »
JonSaraqini Online
Feja e shiptarit, osht shiptaria!
Full Member

***
Posts: 200



Sikur nga te gjithe ujerat e deteve dhe oqeaneve te nxirrej kripa,me te do te mbulohej gjithe siperfaqja e tokes sone me nje shtrese prej rreth 130 metrash.
__________________________ ______________
Jupiteri është aq i madh sa që mund të zinte brenda tij të gjithë planetët e tjerë..
__________________________ ______________
Dielli mund të nxërë brenda tij një milion Toka.
__________________________ ______________
Grimcat e hekurit të gjetura në Hënë dhe të sjella në Tokë kanë një veti të veçantë, ato nuk ndryshken
__________________________ ______________
Në Italinë mesjetare puthjet nuk mund të merreshin ose jepeshin thjeshtë. N.q.s. një burrë e një grua shiheshin në publik duke u përqafuar ata ishin të detyrurar të martoheshin.
__________________________ ______________
Flokët dhe thonjtë vazhdojnë të rriten edhe mbasi njeriu ka vdekur
__________________________ ______________
20% e energjisë së trupit përdoret nga truri
__________________________ ______________
Në Detin e Vdekur për shkak të përqindjes së lartë të kripës nuk ka qenie të gjalla.
__________________________ ______________
Përgjatë 75 vjetësh jetë kalon më tepër se 30 ton ushqim dhe 50 000 litra lëng nëpër zorrë.
__________________________ ______________
Pari që ka filluar shërbimin postar ka qenë Muavi Ibn Ebu Sufjan. Shërbimi postar bëhej me kuaj dhe me deve.
__________________________ ______________
Në shekullin e X, Raziu bëri operacionin e parë me qepje, ku pejtë e nevojshëm i përgatiti nga zorrët e kafshëvë.
__________________________ ______________
Portreti i Raziu, mjek dhe filozof i dëgjuar arab, i cili u bë i dëgjuar sidomos me veprën e tij "Kitabul Havi", mbahet akoma i varur në Universitetin e Prixhetonit.
__________________________ ______________
Mjeku musliman Eraziu i njohur në Evropë si Razes ka shkruar 220 vepra mjekësore ku disa prej tyre janë Enciklopedi.
__________________________ ______________
Në qytetin e Hamburgut në Gjermani ka 27 xhamia.
__________________________ ______________
Në Romë ndodhet xhamia më e madhe në Evropë.
__________________________ ______________
Për herë të parë koncepti i sinusit dhe i kosinusit në trigonometri është fytur nga shkencëtari arab Batani. Tabelën e parë të sinuesve e bëri Hasan El-Marakeshi më 1299.
__________________________ ______________
Në vitin 1957 mbreti i Francës Henri i III themeloi në Paris katedrën e gjuhës arabe që të lehtësojë zhvillimin e studimeve mjeksore.
__________________________ ______________
Sinani, arkitekti i madh shqiptar (1489 - 1588) gjatë gjithë jetës së tij ndërtoi jo më pak se 355 ndërtesa apo komplekse: 81 xhami të mëdha 50 dhoma faljeje, 62 medrese, 19 mauzoleume, 17 tregje, 3 spitale dhe 7 ujësjedhësa. Kryevepra e tij është Xhamija Selimije e ndërtuar në vitin 1522. Në baz të projekteve të tij ndërmjet vitit 1609 dhe 1617 u ndërtua Xhamia Blu.
__________________________ ______________
Thuhet se në Kostarikë është zbuluar një majmun me gjatësi 4.3 metra. Sipas këtij zbulimi del se Kin Kongu i njohur në film mund të ketë qenë i vërtetë !!
__________________________ ______________
Televizioni i parë u zbulua nga J. L. Bajd, më 1928.
__________________________ ______________
Automobili i parë u konstruktua nga Karl Benz më 1885.
__________________________ ______________
Vëllezërit Orvil dhe Virbur Urajt, më 17 dhjetor të vitit 1903 të parën bënë fluturimin me aeroplan motorik në Kiti Hejk të SHBA-ve.
__________________________ ______________
Telefonin e parë e zbuloi Aleksandër Graham Bell, me 1875.
__________________________ ______________
Qyteti më i madh në botë është Meksiko Siti dhe ka mbi pesëmbëdhjetë milionë banorë.
__________________________ ______________
Oqeani më i madh është Paqësori. Sipërfaqja e tij është 179.680.000. km. katrorë kurse Oqeani më i vogël është Oqeani i Ngrirë i Veriut që ka 14.090.000 km. katrorë.
__________________________ ______________
Gadishulli më i madh në botë është ai i Arabisë, me sipërfaqe 2.730.000 km. katrorë.
__________________________ ______________
Thellësia më e madhe në botë është në ishujt Mariana, e quajtur Çalenger. Kjo thellësi arrinë në 11.033 metra.
Ndërsa ishulli më i madh në botë është Grenlanda me sipërfaqe 2.175.600 km. katrorë.
__________________________ ______________
Pika më e lartë në botë është Mont Everest. Lartësia e saj arrinë në 8.848 metra. Për herë të parë e pushtuan alpinistët e Zelandës së Re, me në krye Edmund Hilarin, më 29 maj 1953.
Logged

Feja e shiptarit, osht shiptaria!
« Reply #2 on: February 28, 2008, 11:26:13 PM »
JonSaraqini Online
Feja e shiptarit, osht shiptaria!
Full Member

***
Posts: 200



__________________________ ______________
Nervi optik i syrit përbëhet prej 500 mijë fijesh të cilat nëse renditen njëra pas tjetrës do të arrijnë gjatësinë 60 kilometra.
__________________________ ______________
Në mjedisin e hapur kur nuk fryejnë erërat, zëri i njeriut mund të dëgjohet 200 metra larg.
__________________________ ______________
Gratë e fisit Bambara të cilët jetojnë në Senegal, tërë trupin e lyejnë me baltë të kuqe.
__________________________ ______________
Skandinavët dikur kan prodhuar litarë shumë të fortë duke shfrytëzuar rrënjët e drunjëve sidomos të pishës.
__________________________ ______________
Në vitin 1795 një nënpunës në Berlin të parit i lindi ideja që shtëpitë në qytet të shënoheshin me numra, kurse emërimi i rrugëve është bërë shumë më vonë.
__________________________ ______________
Nendasit nga ujdhesa Bolia në Indonezi gjatë levrimit të arës ia qesin rreth qafës kaut thesin e mbushur me gurë të rëndë në mënyrë që t'ia ndalojnë shpejtësinë gjatë lëvrimit
__________________________ ______________
Piktori i njohur Leonardo da Vinçi ka qenë shumë i fuqishëm, ai ka mundur me duar të këpus pacomoin e hekurit.
__________________________ ______________
Sipas shkencëtarëve amerikanë, Hëna çdo një mijë vjet largohet nga Toka për 20 metra për shkak të dobësimit të fuqisë tërheqëse të Tokës - gravitacionit.
__________________________ ______________
Ezkimezët kur e lëshojnë shtëpinë patjetër e rrëzojnë së paku një pjesë të shtëpive të tyre të ndërtuar prej akulli në mënyrë që ajo të mos bëhet strehim i shpirtrave të këqinj.
__________________________ ______________
Fjala e pare e transmetuar nepermjet telefonit është "Uaston hajde këtu - më duhesh" dhe është thën nga shpikesi i telefonit Aleksander Graham Bell qe therriste ndihmesin e tij Uaston. Ai e mori patenten e telefonit me numer 174465 ne vitin 1876
__________________________ ______________
Njeriu me shtatin me te larte ka qene austriaku Frederik Vinkelmeir,qe ka jetuar ne shek.VII.Ai ishte 2.78 m i gjate.Gruaja me e gjate e te gjitha kohrave ka qene gjermania Mariane Wehler me gjatesi 2.55 m.Njeriu me i shkurter ka qene Xhin Vorenburgu me gjatesi 45 cm dhe konkurrentja e tij Halami Aqube Ton Sinai me gjatesi vetem 38 cm.
__________________________ ______________
Zakonisht nje njeri ka ne koke rreth 100.000 qime floku.Tek flokekuqte kjo shifer arrin ne 90.000,te bjondet ne 140.000 dhe tek brunet dicka ne mes te ketyre dy shifrave. Mesatarisht,cdo dite bien nga 50 deri ne 100 fije floku.
__________________________ ______________
Thellesia me e madhe e deteve dhe oqeaneve ndodhet ne pjesen perendimore te Oqeanit Perendimor dhe arrin ne 11030 metra.
__________________________ ______________
Per te prodhuar nje kilogram mjalte,nje blete i duhet te thithe nektarin e 12 milion luleve dhe per kete te pershkoje nje rruge me gjatesi rreth 300.000 kilometra.
__________________________ ______________
Ne cdo liter uje te siperfaqes se detit ka mesatarisht rreth 10.000 gjallesa,ne 100 metra ka 3.000 dhe ne 5.000 metra ka mesatarisht 15 gjallesa.
__________________________ ______________
Elefantet i tremben lepujve dhe qenve qofshin keta edhe te vegjel.
__________________________ ______________
Bleta eshte i vetmi insekt i zbutur nga njeriu.
__________________________ ______________
Kanguru (Kengur)
Kur u duken per here te pare ne Australi, europianet vune re nje kafshe te cuditshme: ajo ecte me kembet e prapsme ndersa ne bark kishte nje si qese nga nxirrnin koken te vegjlit.
-Ç"eshte kjo? - i pyesnin ata indigjentet.
-Kan-gu-ru - pergjigjeshin ata.
Qe nga ajo kohe kafsha e çuditshme u quajt kanguru. Kur me vone studjuan gjuhen vendase, evropianet mesuan se fjala "kanguru" do te thot "nuk kuptoj".
__________________________ ______________
Ne shoqerine e sotme njerezore fliten 2796 gjuhe te ndryshme.Ato ndahen ne 11 grupe kryesore dhe 50 grupe (gjuhesh te vogla). Njerezit qe flasin keto gjuhe perdorin rreth 8000 dialekte
__________________________ ______________
Mendohet se qe nga krijimi i shoqerise njerezore ne bote kane jetuar mbi 80 miliard njerez.
__________________________ ______________
Lotet e krokodilit
Prej kohesh njerezit kishin vene re se krokodilet pasi hanin gjahun e kapur ne ujin e detit fillonin e lotonin. Kjo dukuri te linte pershtypjen se kjo kafshe qante prene e ngrene. Prandaj dhe lindi shprehja "lotet e krokodilit" qe personifikon hipokrizine e njerezve te ligj. E verteta eshte se krokodilit nuk i vjen keq per kafshen e ngrene por eshte gjendra e kripes ajo qe prodhon lotet. Dhe pikerisht pasi krokodili ka kollofitur kafshen se bashku me ujin e kripur fillon veprimin e saj gjendra e kripes qe ndalon sasine e tepert te kripes e cila del jashte ne formen e pikave te loteve.
Logged

Feja e shiptarit, osht shiptaria!
« Reply #3 on: March 02, 2008, 08:54:29 PM »
easy4bendi Online
Global Moderator
Sr. Member

*****
Posts: 373



Spias nje zlubimi te brëë në nje uivtnierset bitraink, ska lhdije se si vnedeson shnjrokat në fajli. Me rdëësni ëtshë që shnjroka e praë dhe e fnudit të jneë të vnduseora si dehut. Të tajret mnud të hdhuen pa lihdje dhe parp se parp tsketi mnud të loxeeht pa porbelm. Kjo nodhdë për asrye se ne nuk loxemjë shronjkë për shnjrokë por fajlën si tësri.


a vrejtet najsan n`ket shkrim ?  Grin
« Last Edit: March 02, 2008, 08:56:23 PM by easy4bendi » Logged

"I love to be Santa in warez Cheesy"
« Reply #4 on: March 02, 2008, 09:11:16 PM »
veeeton Online
special members
Full Member

*****
Posts: 112



krejt e lexova  Grin Grin Grin pernime koka efektive Huh
Logged
« Reply #5 on: March 03, 2008, 01:46:24 PM »
be a part of community.
daBaki. Online
ex-madafaka
Administrator
Full Member

*****
Posts: 120



hahah bndei, n'fililm mevona se ki bo gaibme n'skrhim po patsaj e kutpova qe qysh o tripi edhe pa asjni prbleom e loxeva... .


Logged

I am what I am because of who we all are.
 
Tags:
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  


Komuniteti i Teknologjise se Informacionit; diskutime, teknologjia, interneti, programim, harduer, softuer, filma, programe, lojra.
Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks

©2008 ayih Organization.