Artikuj
Comments: 1 Views: 119
Rating: (4 Votes)
By theDirector3
At January 30, 2008, 03:39:00 PM

Comments: 4 Views: 344
Rating: (8 Votes)
By theDirector3
At January 02, 2008, 10:02:00 PM
Video e javës


   The future of Computing: Piclens + Zcam Demo.  
Diskutimet e fundit
[Today at 12:04:31 AM]

[March 17, 2008, 11:07:51 PM]

[March 17, 2008, 11:03:39 PM]

[March 17, 2008, 09:38:30 PM]

[March 17, 2008, 09:15:53 PM]

[March 17, 2008, 08:07:52 PM]

[March 17, 2008, 07:53:50 PM]

[March 17, 2008, 07:48:02 PM]

[March 17, 2008, 07:30:26 PM]

[March 17, 2008, 07:21:25 PM]
Muzikë

Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: Shpërthim në një depo municioni në Gërdec  (Read 100 times)
« on: March 15, 2008, 02:52:37 PM »
GENERAL
S4ntana Online
Koqe de Bole
Sr. Member

****
Posts: 316



Shpërthim në një depo municioni në Gërdec – 4 të vdekur, 200 të plagosur



Një shpërthim ka ndodhur sot në fshatin Gërdec, në afërsi të Tiranës, në një depo municionesh, si pasojë e të cilit deri më tash raportohet për 4 të vdekur dhe 200 të plagosur.

Autoritetet qeveritare kanë bërë të ditur se deri më tani kanë vdekur katër persona. Sipas të njëjtave burime, mësohet se në depo, që ndodhet rreth 20 kilometra larg Tiranës,  nuk ka pasur raketa por vetëm municione të llojit predhë, gjë kjo që të paktën minimizon rrezikun që mund të evoluojë më tej.

Ndërkohë, drejtori i Drejtorisë së Politikave dhe Planifikimit Shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë, Edmond Stojku, deklaroi për mediat se numri i personave që janë paraqitur deri tani në Spitalin Ushtarak dhe në QSUT për trajtim mjekësor, shkon në 200 persona.

Të plagosurit paraqiten në gjendje të rëndë psikologjike sikundër edhe me shumë lëndime dhe djegie, por edhe dëmtim në shikim dhe dëgjim. Burime nga vendngjarja, thanë se si pasojë e shpërthimit shumë banesa dhe ndërtesa private janë dëmtuar rëndë.

Lajmi nga : Santana
« Last Edit: March 16, 2008, 12:03:04 AM by easy4bendi » Logged


« Reply #1 on: March 15, 2008, 03:23:51 PM »
easy4bendi Online
Global Moderator
Sr. Member

*****
Posts: 457



ma shum info  http://balkanweb.com/sitev4/index.php?id=17981
Logged

Log on. Hack in. Go anywhere. Steal everything
« Reply #2 on: March 15, 2008, 03:25:31 PM »
daFührer
qendrimi^ Online
minimalistik.
special members
Full Member

*****
Posts: 133



dhe www.telegrafi.com
Logged

It’s not love for design, it’s a passion, and it goes beyond liking, and beyond a hobby, it’s about a way of living.
« Reply #3 on: March 15, 2008, 04:59:40 PM »
easy4bendi Online
Global Moderator
Sr. Member

*****
Posts: 457



Video nga shperthimi : http://www.youtube.com/watch?v=QP1_c8s2GSM
                                http://www.youtube.com/watch?v=8BVjAiAwhFc

Te shpresojm ne sa me pak te vdekur, zoti qofte me te lenduarit dhe ata qe ishin prane fatkeqesise
« Last Edit: March 15, 2008, 05:08:50 PM by easy4bendi » Logged

Log on. Hack in. Go anywhere. Steal everything
« Reply #4 on: March 15, 2008, 07:35:10 PM »
GENERAL
S4ntana Online
Koqe de Bole
Sr. Member

****
Posts: 316



4 tvedkur 203 tplagosen edhe afer aty edhe 60 vet u larguan nga forcat ushtarake te shqipris
Logged


« Reply #5 on: March 15, 2008, 11:19:26 PM »
Dj-Hero
heroidi Online
Rock N' Roll
Jr. Member

**
Posts: 69



6 vet a 7 ishin en rrezik per jet Sad
Logged

« Reply #6 on: March 15, 2008, 11:31:11 PM »
JonSaraqini Online
Feja e shiptarit, osht shiptaria!
Sr. Member

****
Posts: 262



mat rejat :

4 te vdekur
244 te plagosur
Logged

Feja e shiptarit, osht shiptaria!
« Reply #7 on: March 15, 2008, 11:56:42 PM »
Dj-Hero
heroidi Online
Rock N' Roll
Jr. Member

**
Posts: 69



kryesorja ishalla pshtojin shumica  Grin
Logged

« Reply #8 on: March 16, 2008, 11:00:32 AM »
JonSaraqini Online
Feja e shiptarit, osht shiptaria!
Sr. Member

****
Posts: 262



sot ne mengjes thuhet se vetem 1 osht i vdekur |
disa ja nisur per ne spitalin e italis per sherim        |
disa gjenden ne spitalin nena terez                     |            sipas informatave t'mija
ndersa disa tjer jane liruar nga spitali                   |


Sipas telegrafi.com

Berisha: 5 viktima dhe 12 të plagosur rëndë
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në konferencën për shtyp, lidhur me shpërthimet në Gërdec të Vorës deklaroi se, bilanci i viktimave gjer më tani është 5 viktima dhe 243 të lënduar.

Berisha njoftoi gjithashtu se 12 janë rëndë të plagosur, pra në gjendje serioze për jetën, 142 janë të shtrirë në spitale, ndërsa 100 të tjerë me lëndime të lehta.

Kreu i Qeverisë shqiptare deklaroi se pas shpërthimit Shtabi i Emergjencës i kryesuar nga kryeministri, njësitet speciale ushtrake si dhe 500 forca policore gjatë ditës kanë evakuuar 4000 mijë banorë të kësaj zone.

Berisha deklaroi se në ngjarje kanë qenë edhe udhëheqësit e disa dikastereve ministrore të Qeverisë, ndërsa falënderoi edhe gatishmërinë e vendeve fqinje dhe ato botërore për ndihmën e dhënë.

Berisha në konferencën për shtyp bëri po ashtu të ditur se institucionet e Shqipërisë janë duke punuar për asgjësimin e 100 mijë tonëve të municionit të panevojshëm që ka trashëguar Shqipëria nga sistemi i kaluar dhe se është në kërkim të rrugëve më të mira për një gjë të tillë – në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtar dhe firma të huaja të kontraktuara konsulente.

Vendet fqinje ndihmojnë Shqipërinë

Vendet fqinje të rajonit u kanë ofruar ndihmë autoriteteve të Shqipërisë në përballjen me pasojat nga shpërthimet tragjike që ndodhën në depon e municionit në Gërdec.

Kosova, Italia, Turqia dhe Maqedonia ishin ndër të parat që ofruan ndihmë. Forcat e KFOR-it në Kosovë kanë dërguar qindra qese gjaku dhe mjete ndihmëse për mbrojtjen shqiptare.

Ministria e Mbrojtjes tha se disa shtete, si Turqia dhe Maqedonia, kanë treguar gatishmëri për t'u gjendur pranë me logjistikë dhe burime njerëzore pranë ekipeve të shpëtimit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shprehur shprehet gatishmërinë që personeli i ambasadës të jetë në kontakt me zyrtarë të Qeverisë shqiptare për të ofruar ndihmë.

Ndërkaq Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë u ka bërë apel të gjithë qytetarëve të Kosovës që të shkojnë për të dhuruar gjak për personat e plagosur si pasojë e shpërthimeve në depot e municionit në Gërdec të Vorës, në afërsi të Tiranës.

Apeli iu bashkëngjit thirrjeve të shumta për të dhuruar gjak, të cilat gjatë tërë ditës së sotme janë bërë në shumë qytete të Shqipërisë.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski, ka mbërritur në Tiranë, ku ka dhuruar gjak në spitalin ushtarak, dhe ka premtuar se të hënën nga Maqedonia do të dërgohen rreth 2 mijë qese me gjak.

Presidenti Sejdiu shpreh dhembjen e popullit të Kosovës për shpërthimin tragjik afër Tiranës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka biseduar me telefon sot pasdite me udhëheqësit e Shqipërisë, presidentin Bamir Topi dhe kryeministrin Sali Berisha, pas njoftimeve për shpërthimin në bazën ushtarake shqiptare në afërsi të Tiranës.

Presidenti Sejdiu u ka shprehur udhëheqësve shqiptarë dhembjen e popullit të Kosovës për tragjedinë që ka përjetuar sot Shqipëria. Presidenti Sejdiu ka ngushëlluar Topin dhe Berishën për viktimat e kësaj tragjedie, duke uruar që Qeveria dhe populli i Shqipërisë të gjejnë forcat për të përballuar pasojat e tragjedisë.

“Ne jemi pranë jush, pranë popullit të Shqipërisë, në këto çaste të rënda”, ka thënë presidenti Sejdiu, duke uruar që të plagosurit nga shpërthimi të shërohen sa më shpejt.

Edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të shtunën i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të tij shqiptar Sali Berisha, me rastin e humbjes së jetës së disa qytetarëve shqiptarë si pasojë e shpërthimit në depon e municionit në Gërdec të Vorës.

Njësoj ka vepruar edhe kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, i cili i ka dërguar homologes së tij, Jozefina Topalli, dhe popullit shqiptar, një letër ngushëllimi.

Liderë botërorë ngushëllojnë Berishën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka vërejtur e shokuar dhe e shqetësuar raportimet për aksidentin tragjik në depon ushtarake pranë Gërdecit. Mendimet dhe zemrat e popullit amerikan janë me ushtarët dhe të tjerët e prekur në këtë incident të tmerrshëmm thuhet në deklaratë, dhe shprehet gatishmëria që personeli i ambasadës të jetë në kontakt me zyrtarë të qeverisë shqiptare për të ofruar ndihmë.

Kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Bamir Topi ka pasur gjithashtu mesazhe ngushëllimi dhe solidaritet nga presidenti i Francës Nicolas Sarkozy, ministri i Jashtem Bernard Kouchner dhe personalitete të tjera të Bashkimit Evropian.
« Last Edit: March 16, 2008, 11:07:54 AM by JonSaraqini » Logged

Feja e shiptarit, osht shiptaria!
 
Tags:
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  


Komuniteti i Teknologjise se Informacionit; diskutime, teknologjia, interneti, programim, harduer, softuer, filma, programe, lojra.
Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks

©2008 ayih Organization.